Sport Të tjera

“ÇMENDURI”/ Dueli i madh do të zhvillohet në oborrin e shtëpisë së promotorit të boksit

Boksieri britanik Dillian Whyte dhe ai rus Alexander Povetkin do të përballen mes tyre më 22 gusht. Kjo sfidë ishte shtyrë për shkak të koronavirus, por tashmë përballja e madhe mes dy boksierëve të njohur të peshës së rëndë ka një datë dhe një vend.

Ky duel do të zhvillohet në “Finale Matchroom Fight Camp”, që më saktësisht është oborri i shtëpisë së menaxherit dhe promotorit të njohur të boksit, Eddie Hearn. Natyrisht që bëhet fjalë për një vilë madhështore dhe të bukur, që ka një oborr të madh dhe më hapësirë të mjaftueshme për të zhvilluar një duel të tillë.

Kjo zgjedhje është bërë për shkak se dueli do të zhvillohet pa tifozë prej koronavirus. Në oborrin e shtëpisë do të montohet një ring dhe të gjitha mjetet e tjera të nevojshme, ku do të zhvillohen 10 duele boksi më 22 gusht.

Sfida më e rëndësishme është kjo mes Whyte dhe Povetkin, e vlefshme për titullin e përkohshëm të kategorisë WBC. Pritet që fituesi i kësaj sfide të duelojë vitin tjetër me kampionin e këtij Divizioni, Tyson Fury.

Related posts

Southgate: Ishim 20 minuta larg finales, Botërorin ta mbyllim me fitore

Isa.Autor

LIGA E KOMBEVE/ Gjermania bie nga Liga A

Isa.Autor

ARSENAL-MANCHESTER UNITED/ Dy skuadrat luftojnë për një vend në Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment