Futboll

Rubin Hebaj: Grumbullimi në kombëtare/ Isha i vetëdijshëm që do të mbetsha jashtë ekipit

Rubin Hebaj është një ndër sulmuesit shqiptarë më premtues, por trajneri i Shpresave, Alban Bushi, zgjodhi ta linte jashtë për dy takimet ndaj Sllovakisë U-21.

Sulmuesi ka folur në një intervistë për “Shkodra Sport” dhe ka shpjeguar arsyen pas këtij vendimi të trajnerit. Hebaj ka folur edhe për ecurinë e tij te ekipi slloven i Domzales, por edhe për objektivat e tij në të ardhmen.

hebaj

Eksperienca në Slloveni?

Nuk është se jam shumë i kënaqur me ecurinë time të deritanishme tek Domzhale. Mbase kisha menduar se do të bëja edhe pak më mirë por disa dëmtime që kam patur më kanë lënë disa kohë jashtë skuadrës.

Megjithatë tre golat e shënuar deri më tani, janë një numër disi i pëlqyeshëm nisur nga ajo që ky është sezoni im i parë me këtë ekip por besoj se deri në fund të kampionatit kam për të shënuar edhe gola të tjerë.

Ka qenë e vështirë sepse kemi të bëjmë me një futboll krejt tjetër. Trajneri na kërkon veç të vrapojmë, krejt ndryshe nga futbolli shqiptar dhe normalisht që duhej pak kohë të ambientohesha. Kuptohet, mësimi i gjuhës pastaj por edhe mbështetja që më kanë dhënë shokët e ekipit, më kanë bërë të ndjehem mirë dhe ta konsideroj veten plotësisht pjesë e kësaj skuadre.

Ofertat?

Të them të drejtën nuk e kam mendjen tek to. Nuk kam shumë dijeni sepse me to merren menaxherët dhe njerëzit e tjerë. Për mua e rëndësishme është të vazhdoj të luaj e të shënoj sepse Domzalen e shoh si trampolinë për të kaluar në kampionatet e tjera më të forta në Evropë.

Mosgrumbullimi te Shpresat?

Jo, nuk më ka ardhur keq sepse isha i vetëdijshëm për këtë gjë. Dëmtimi që kam kaluar kohët e fundit, më ka lënë jashtë kombëtares U-21 për këtë ndeshje. Por kombëtarja aty është. E rëndësishme për mua është të luaj e të shënoj sa më shumë sepse po të ndodh kështu, atëherë ftesa do të vijë për ndeshjet e radhës.

Ecuria e ekipit të Vllaznisë?

E kam ndjekur rregullisht dhe më vjen keq që situata e saj vazhdon të jetë ashtu siç e kam lënë. E vetmja zgjidhje është privatizimi i klubit sepse nëse nuk ndodh kjo, atëherë situata ka për të vazhduar në këtë mënyrë. Unë ndjej keqardhje për këtë gjendje të Vllaznisë.

Objektivi për pjesën e mbetur të sezonit?

Objektivi im është të vazhdoj të luaj e të shënoj sa më shumë. Ndërsa objektivi i ekipit të Domzales që ndodhet aktualisht në vend të tretë, është të vazhdoj të fitojë dhe pse jo, të luftojë deri në fund për titullin kampion.

Related posts

RINOVIMI I IBRAHIMOVIC NJË HAP LARG TEK MILANI/ Në Itali zbulojnë detajet e kontratës së re

Delo.autor

“KATAR 2022″/ Ndeshjet kualifikuese të Botërorit rrezikojnë të shtyhen përsëri, shkak gjendja e dobët e…

Delo.autor

WOLVES-MANCHESTER UNITED/ “Djajtë e Kuq” kalojnë në avantazh, shënon McTominay

Delo.autor

Leave a Comment