Futboll Sport

NUK U DRIBLUA ASNJËHERË/ Debutim spektakolar i Hysajt me fanellën e Lacios, shqiptari fiton të gjitha duelet. Shikoni notën dhe statistikat

Lacio e nisi me këmbën e mbarë edicionin e ri të Serisë A, teksa mposhti me rezultatin 1-3 Empolin në transfertë.

Ajo që ra më shumë në sy ishte paraqitja mbresëlënëse e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj teksa ka zhvilluar një super ndeshje në debutim me Lacion pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij, Empolit.

Sipas asaj që tregon faqja e njohur e statistikave “Sofa Score”, Hysaj është vlerësuar me notën 7,6.

Mbrojtësi i Shqipërisë luajti përgjatë gjithë 90 minutëshit teksa ka arritur të fitojë të 6-ta duelet me kundërshtarët, të kapë topin 4 herë dhe duke mos u dribluar asnjëherë, duke bërë kështu një debutim tepër pozitiv për Hysajn.

Related posts

TRIUMFOJNË ME “POKER”/ Fitore bindëse për Real Madrid, treshja anti-Inter funksionon

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ “Koronavirusi”. Java e 26 e Serie A, merret vendimi përfundimtar

Delo.autor

“KAM PARË NJË GRIEZMANN TË VËRTETË”/ Koeman: Nuk dija gjë për atë që bëri Messi

Delo.autor

Leave a Comment