Futboll Premier League

Salah afër një rekordi historik në Premierligë

Salah synon rekordin e Drogbas. Këtë do të tentojë ta thyejë sot kundër Crystal Palace.
Që kur iu bashkua Liverpoolit në verën e vitit 2017 nga Roma, Mohamed Salah ka shkëlqyer dhe ka ndryshuar opinionin e të gjithëve për të, duke u renditur kështu në mesin e lojtarëve më të mirë në botë.

Ai po e shijon sezonin më të mirë në karrierë, që deri më tani ka shënuar 36 gola në të gjitha garat, 28 prej tyre në Premierligë.

Rekordi që synon sot fillimisht ta barazojë dhe më pas ta thyejë, është ai i Didier Drogbas që në sezonin 2009/19 shënoi 29 gola në Premierligë me Chelsean, asnjë lojtar afrikan nuk e ka arritur këtë.

Salah, tani ka 28 dhe është shumë afër që ta thyejë këtë rekord për të shkruar histori.

Related posts

E BUJSHME NË ANGLI/ Manchester City rrezikon përjashtimin nga…

Delo.autor

ARMANDO BROJA SPEKTAKOLAR! Shënon golin e dytë në Premier League dhe feston me SHQIPONJË (VIDEO)

F.autor

“DUAN TË BËJNË SI NË VENDET E EUROPËS”/ “Fenomeni”: Në Brazil po bëjnë një gabim të madh

Delo.autor

Leave a Comment