Futboll

Pogba ka një ëndërr, të luajë me këtë lojtar

Paul Pogba i është bashkuar kombëtares franceze për ndeshjet miqësore që do të luajnë në prag të Botërorit “Rusi 2018” ndaj Kolumbisë dhe Rusisë. Ndeshjen e parë “Gjelat” e luajnë në shtëpi ndaj skuadrës së Kavanit dhe James Rodriguez më 23 mars ndërsa të dytën në “Stadion Krestovskyi” më 27 mars.

Ylli i Manchester United ka qenë në qendër të kritikave për paraqitjet e dobëta që ka bërë me ekipin në ndeshjet e fundit por si duket i ka lënë pas tani që i është bashkuar grupit të Didier Deschamps. Mesfushori në një intervistë të dhënë për “TycsSports” ka rrëfyer një ëndërr që kush e di mund t’i realizohet në merkaton e ardhshme.

25-vjeçari pranoi që do ti pëlqente të luante me sulmuesin e PSG-së dhe Brazilit, Neymar Jr.

“A më pëlqen Neymar? Ai është përkufizim i gëzimit në fushë. Futbolli është jeta në Brazil, ndaj edhe unë i admiroj. E vlerësoj teknikën dhe cilësinë që ai ka. Është ndryshe nga të tjerët, ka stilin e tij, bota e di që  ai është ndryshe. Nëse një ditë do të duhet të luaj me të, do të jetë kënaqësi për mua”- ka thënë ish-lojtari i Juventus.

Ashtu sikurse PSG e Neymar, edhe Manchester United i Pogbasë u eliminua në raundin e 16-të nga Champions League. Gjigantët e Premier Leagues përveç titullit në kampionat, humbën edhe mundësinë për të prekur finalen e Kievit.

Related posts

BARCELONA-LEVANTE/ Ndizet sfida në “Camp Nou”, Katalanasit realizojnë 2 gola në 7 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Pep Reina i thotë jo Guardiola-s për Milan-in

Q.Autor

SFIDON MBROJTËSIN BRAZILIAN/ Solari deklaron: Duhet të luftojë për t’u rikthyer titullar

Delo.autor

Leave a Comment