Formula 1

Verstappen: Australia garë e mërzitshme, do ta kisha fikur TV

“Gara e Australisë ishte e mërzitshme. Nëse do të isha para televizorit, do ta kisha fikur atë”, ka deklaruar piloti i makinës Red Bull, Max Verstappen.

Në garën e parë sezonale të Botërorit 2018 në Formula 1, piloti belg u rendit i gjashtë, shumë larg më të mirëve, duke mos rivalizuar asnjëherë për fitoren. Ndaj dhe 20-vjeçari nuk i ka kursyer kritikat për garën dhe makinën e tij.

“Edhe pse në çdo kohë përdorja sistemin DRS, nuk arrija të isha i shpejtë në pistë. Nuk mund të bëja asgjë”, u shpreh Verstappen, që më tej hodhi kritika edhe për Ferrarin. “Pati fat.

Kjo është një pistë ku nuk mund të parakalosh. Hamilton nuk kalonte dot Vettel, unë nuk kaloja dot Alonson edhe pse isha më i shpejtë. Ndaj gara ishte e mërzitshme, pa interes”, deklaroi Max Verstappen.

Related posts

Familja e Schumacher ka një falenderim për fansat

Sadik.Autor

Hamilton i SINQERTË: Nuk jemi të shpejtë, gara po kthehet në armën tonë kryesore

Isa.Autor

Alonso dështon keq në 24 Orët e Dajtonës

Q.Autor

Leave a Comment