Futboll Premier League Sport

PAS TRIUMFIT NË “CARABAO CUP”/ Kapiteni Kompany: Për këtë arsye nuk doja që ai të aktivizohej

Kapiteni i Manchester City, Vincent Kompany në një intervistë dhënë për “Sky Sports” menjëherë pas triumfit ndaj Chelseas, në finalen e Carabao Cup, foli për suksesin në fitimin e trofeut, pa kursyer edhe komentin e tij në lidhje me incidentin në kampin kundërshtar, me portierin Kepa që refuzoi vendimin e trajnerit Sarri, për tu zëvendësuar para ekzekutimit të penalltive.

“Është një trofe i vishtirë për tu fituar. Kanë qenë të gjithë të përfshirë në këtë sukses, nga djemtë e rinj në fillim dhe deri tani. Janë të gjithë të përfshirë. Unë jam gjithmonë gati të luaj, jam stërvitur fort, por jam shumë i lumtur të arrij këto suksese me këtë klub të jashtëzakonshëm”, deklaroi Kompany.

“Personalisht unë e di se sa i mirë është Willy Caballero te penalltitë. Herën e kaluar ne e fituam, ose më saktë ai e fitoi këtë trofe për ne. Për këtë arsye unë nuk doja që ai të aktivizohej. Në fund nuk ndodhi. Natyrisht që nuk e kam parë kurrë një gjë të tillë. Sa do të doja që ta bëja edhe unë sa herë që trajneri do të kërkonte të më zëvendësonte”, tregoi Kompany.

Related posts

Jose Mourinho dopio “vjedhje” në Seria A, Hysaj i pari në listë

Sadik.Autor

ISH TRAJNERI I MONACO/ Ky është kandidati më serioz për ta marrë drejtimin e Real Madridit

Isa.Autor

FSHF nxjerrë në shitje biletat për miqësoren me Uellsin, zbuloni çmimet për të parë Kombëtaren

Isa.Autor

Leave a Comment