Bundesliga Futboll Sport

TJETËR GODITJE PËR BAYERN/ Dështojnë të arrijnë marrëveshjen për të rinovuar kontratën me…

Një tjetër goditje për Bajernin e Mynihut, i cili edhe një herë dështoi të përmbushte kushtet për të bindur David Alaban për të rinovuar. Gjermanët kërkojnë që ta mbajnë patjetër 28-vjeçarin dhe për këtë arsye janë në kontakte të vazhdueshme me agjentin e tij, Pini Zahavi.

Por, sipas asaj që shkruan “Sport Bild”, drejtuesit bavarezë dhe agjenti i austriakut kanë pasur një takim të fshehtë të premten që shkoi. Karl Hainc Rumenige dhe Hasan Salihamixhiç nuk kanë arritur të bindin edhe një herë tjetër agjentin 77-vjeçar.

Edhe pse nuk janë mësuar detaje nga ky takim, klubi gjerman mësohet t’i ketë propozuar një rritje page lojtarit, por kjo nuk është pranuar nga enturazhi i tij, i cili kërkon diçka më shumë. Nuk dihet nëse Alaba do të qëndrojë edhe një sezon tjetër në Mynih. Kontrata e tij skadon në qershor të 2021-shit, por duket se dëshira e lojtarit është të luajë për një skuadër tjetër. “Nëse do të kishte ekzistuar dëshira më e vogël për të vazhduar, atëherë marrëveshja do të ishte arritur me kohë”, shkruajnë mediat gjermane. Ndërkohë, të martën në Moskë, Alaba u vlerësua me notën minimale, edhe pse skuadra e Bajernit fitoi 2-1 falë golave të Goreckës dhe Kimishit.

Alaba nuk është më lojtari i sezonit të kaluar ku ishte jetik për mbrojtjen e kampionëve të Europës, por duket se palët do të ndahen dhe përpjekjet për ta mbajtur atë në Mynih janë të kota. Bajerni i ka propozuar atij një kontratë katërvjeçare me 6 milionë euro në sezon. Kjo është mësuar të ketë ndodhur në dy takimet e mëparshme, ndërkohë në atë të ditës së premte, këto shifra mund të jenë rritur. Alaba është i vendosur për të lënë skuadrën pas më shumë se 10 sezonesh. Ai ka fituar gjithçka me kampionët e Gjermanisë dhe tani duket se ka ardhur koha për të provuar një aventurë të re në karrierën e tij.

Related posts

Seria B/ Cremoneses e Ujkani humbet ndaj Foggias, Basha kapiten te Bari

Sadik.Autor

ANALIZA/ Përgjigjet e pyetjeve të mëdha në lidhje me vendimin e Messit për t’u larguar nga Barcelona

Delo.autor

E PABESUESHME/ Manual si të luftosh për ekipin deri në pikën e fundit, edhe kur minuta shënon 97 (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment