Futboll Seria A

Jorginho: Pep Guardiola është spektakolar/ Napoli fiton Serie A

Jorginho është rrëfyer se ishte spektakolare të merrte elozhe nga trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola-s por insiston se ai do të pushtojë Serie A me Napolin.

“Guardiola? Nëse merr komplimente për punën që po bën, është diçka e mirë. Nëse e merr nga një trajner i cili është shumë i rëndësishëm në botën e futbollit, është diçka spektakolare dhe jam shumë mirënjohës,” vijon ai për median braziliane pas barazimit 1-1 të Italisë me Anglinë.

“Patjetër që është si rezultat i punës së madhe, por është edhe për shkak të shokëve të ekipit te Napoli. Për sa i përket të ardhmes, kanë mbetur dy muaj të vështirë të një sezoni të luftuar.

“Jam shumë i fokusuar pasi mendoj se gjërat e tjera të marrin shumë energji.

“Nuk dua të shpenzoj energji pasi dua të mundohem të hyj në historinë e Napolit dhe të pushtoj këtë kampionat.”

Related posts

BYLIS-LAÇI/ Të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren që t’i afrohen kreut (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Giroud bën gati ‘valixhet’, Dortmund destinacioni i mundshëm i francezit

Q.Autor

Provokimi i Aubameyang, luan kalçeto me bluzën e Dembele-së

Q.Autor

Leave a Comment