Futboll Seria A Sport

TELASHE PËR ROMËN PARA SUPERSFIDËS NDAJ MILANIT/ Një futbollist titullar rezulton pozitiv me COVID-19

Një tjetër rast pozitiv me Koronavirus te Roma e Marash Kumbullës. Bëhet fjalë për mbrojtësin Xhanluka Mançini, i cili ka konfirmuar lajmin e pakëndshëm në profilin e tij në Instagram.

24-vjeçari nuk ishte i pranishëm në sfidën e djeshme ndaj Jang Bojsit, për shkak të një kartoni të kuq të mbartur nga sezoni i kaluar, ndërkohë që ditën e sotme rezultoi pozitiv.

“Përshëndetje të gjithëve. U testova pozitiv me COVID-19 dhe për pasojë kam nisur periudhën e karantinës. Për fat, ndihem mirë dhe tashmë nisur numërimin mbrapsht për t’u rikthyer në fushë. Shihemi së shpejti dhe “Forza Roma”, shkroi futbollisti në “Instagram”. Kujtojmë që më herët te klubi kryeqytetas, rezultuan me Koronavirus Kalafiori dhe Diavara.

Roma do të përballet ditën e hënë me Milanin, në sfidën e javës së 5-të të Serisë A. Mançini do të jetë një mungesë e rëndësishme për të besuarit e Fonsekës.

Related posts

BËN GODITJEN E MADHE PAS ZYRTARIZIMIT TË DE LIGT/ Juventus kërkon të “rrëmbejë” portierin e Premier…

Delo.autor

“MAGJIA” QË FRYMËZOI SKUADRËN/ Pamje nga kryevepra e Messit mbrëmë ndaj Espanyolit (VIDEO)

Isa.Autor

KUKËSI-SLAVIA SOFIA/ Rroca dhuron spektakël, skuadra e Gegës “flirton” me golin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment