Të tjera

UFC London mund të shihet nga të gjithë europianët dhe ka një “main event” spektakolar

Ish-kampioni i Ultimate Fightun Championship (UFC) i peshës së rëndë, Fabricio Werdum, do të jetë në evenimentin kryesor të UFC Fight Night 127 në evenimentin e arteve marciale mikse që do të jepet në UFC Fight Pass dhe do të zhvillohet sot në mbrëmje në O2 Arena të Londrës.

Dhe favoriti nuk është çudi që është “Vai Cavalo”.

Por kjo mund të jetë një surprizë për importin e ardhur nga Bellator MMA Alexander Volkov i cili mendon se brazilianit i ka kaluar koha.

“Mendoj se jam një konkurrent i keq për Fabricio pasi jam i ri dhe një peshë e rëndë,” shprehet Volkov.

“Jam shumë i motivuar për këtë ndeshje pasi dua t’i jap fund gjeneratës së tij. duhet të jem gati për gjithçka.”

Image result for ufc london werdum

Werdum (23-7-1) do të mundohet të ulë luftën në tokë aty ku mund të përdorë aftësitë e tij në Jiu Jitsu. Kjo do të jetë ndeshja e parë e tij që kur Stipe Miocic i mori titullin në maj të 2016.

Ndërkohë Volkow ka pesë fitore radhazi dhe e fundit ka qenë në ndaj Stefan Struve. Ai është 11 vite më i ri se braziliani

Related posts

PAVARËSISHT SE NUK KA KRAHË/ Triumfi i notarit para-olimpik, ka fituar 4 medalje të arta

Delo.autor

BOKSIERI QË JETON FALAS/ Joshua, kampioni që nuk harxhon asgjë nga pasuria e tij (FOTO)

Delo.autor

Giro d’Italia/ Chris Froome fiton fanellën rozë

Sadik.Autor

Leave a Comment