Formula 1

Vettel ngre pikëpyetjet e para për Ferrarin: Nuk jam 100% i bindur te makina

Sebastian Vettel edhe pse fitoi garën e parë sezonale të Botërorit 2018 në Formula 1 nuk ëhstë shumë i kënaqur me makinën e re.

Sipas pilotit gjerman, gjatë garës nuk është ndjerë komod 100% me makinën e re dhe në pistën e Melburn e ka favorizuar fakti që nuk mund të parakalohet lehtësisht për të ruajtur kryesimin dhe fituar. “Nuk jam ende shumë komod me makinën e re, nuk kam ndjesitë që dëshiroj.

Dhe kjo e bën pak të komplikuar garën time. Vjet kishim më shumë ritëm në këtë periudhë të sezonit, ndaj mendoj se Ferrari ka ende një potencial të madh për të shprehur”, tha Vettel.

Piloti gjerman shprehet se duhet një makinë e përkryer për të dueluar si të barabartë me Mercedes. “Ende kemi vështirësi karshi mercedes. Dua një makinë të përkryer kur shkel pedalin e frenave në kthesa dhe në ato moment nuk jam i kënaqur.

Natyrisht që detyra jonë është t’i zgjidhim këto probleme, ndaj dua që makina të jetë ndryshe. Ndërsa kur ke besim te makina je më i bindur te fitorja, nuk shqetësohesh nëse piloti para teje është 1 sekondë më i shpejtë. Shpresoj që deri në garën e radhës situata të jetë ndryshe”, tha piloti gjerman i “kokëkuqes”.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Dy pista të Formula 1 nuk tërhiqen, por largojnë tifozët

Delo.autor

FORMULA 1/ Ferrari bën ligjin në Gjermani, Leclerc e Vettel më të shpejtët në provat e lira

Delo.autor

SKANDALI/ Piloti i “Formula 1” kërcënohet me vdekje pas aksidentit që shkaktoi në garën e fundit

Delo.autor

Leave a Comment