Futboll Premier League

Ylli i Premier League zbulon drogën në modë që përdorin lojtarët në Britani

Qeset me duhan të quajtura “snus” janë droga në modë në futbollin britanik, sipas mesfushorit të Stoke City-t Charlie Adam.

Shitjet e “snus” janë bërë të paligjshme në UK që prej 1992-shit dhe është në listën e substancave që po studiohen nga Agjencia Botërore e Anti-Dopingut, megjithëse akoma nuk është pezulluar si substancë që të rrit paraqitjen.

Një investigim i Daily Mail pretendon se “snus” është një drogë e preferuar nga futbollistët.

“Është diçka në modë në futboll. Vjen nga vendet skandinave dhe shumë lojtarë e përdorin,” shprehet Adam për BBC Radio 5.

“Nuk e kam provuar kurrë por shoh shokët e ekipit që e marrin përditë. Është norma e momentit në futboll. Nuk është vetëm në Premier League por edhe në Championship, League One, League Two, Skoci.”

Trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola është shprehur të premten se doktori i klubit ka folur me skuadrën e tij për këtë çështje, megjithëse thuhet se asnjë nga lojtarët e tij nuk e përdor “snusin”.

“Nuk i di benefitet apo kënaqësinë e asaj substance. Doktori ka folur me lojtarët,” është shprehur trajneri katalanas.

Related posts

BARCELONA-ALAVES/ Pas një asist nga Moriba, Trincao zhbllokon sfidën për “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

Talenti i Ajax Matthijs de Ligt kapet mat në Barcelonë

Sadik.Autor

PAMJE RRËNQETHËSE/ E mbuluar me GJAK, ATLETJA fiton MEDALJEN E ARTË (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment