Futboll Premier League Sport

NGA REKORDET SI ANGLEZ DERI TEK DASMA LUKSOZE/ 10 kuriozitete mbi Beckham, në 45-vjetorin e tij

David Beckham festoon 45-vjetorin e lindjes. Një përvjetor në kohë pandemie globale, me futbollin e karantinuar prej më shumë se dy muajsh. Ne po ju njohim me disa nga gjërat më picante të ikonës së futbollit anglez për vite me radhë, tashmë president i Inter Miami në MLS.

Si fëmijë fitoi trofeun e shkollës “Bobby Charlton”
Një sukses që i dha mundësinë Beckham të binte në sytë e vëzhguesve të Manchester United, klub me të cilin u bashkua në vitin 1991, në moshën 16-vjeçare, dhe qëndroi deri në verën e vitit 2003.

Mori mësime për të përmirësuar theksin anglez
Nga theksi i lartë, që është dialektor dhe tipik i lagjeve të njohura të Londrës, Beckham është zhvendosur te një theks më i poshtëm, domethënë më elegant dhe i rafinuar. Kursi përkatës i lejoi atij të fliste më thellë dhe me elokuencë.

Gruaja e tij e quan “Top të Artë”
Sipas Victoria, siç ajo zbuloi në një televizion anglez në vitin 2008, ky pseudonim është në nder të aftësisë së burrit të saj për të rikuperuar reputacionin e vet, pas dëbimit me karton të kuq në ndeshjen Angli-Argjentinë, në Kupën e Botës 1998.

Anglezi i parë, që u dëbua dy herë me të kuqe, kapiteni i parë i Anglisë
Beckham ka firmosur faqe të rëndësishme me fanellën e kombëtares angleze, por edhe ka regjistruar dy rekorde të veçanta negative. Ai ishte në të vërtetë anglezi i parë, që mori dy kartonë të kuq, gjithashtu kapiteni i parë i dëbuar nga fusha (me të kuq). I pati, i famshmi i kuq i drejtpërdrejtë, erdhi në në Kupën e Botës 1998, në ndeshjen e madhe kundër Argjentinës, për faullin ndaj Simeone, ndërsa herën e dytë, më 2005, erdhi pas dy të verdhave, me rastin e ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës në Gjermani, kundër Austrisë, rrethana në të cilën mbante edhe shiritin e kapitenit.

Ka numrin 99 të bërë tatuazh në gishtin e vogël të djathtë
Një numër jo i rastësishëm, nëse është e vërtetë që i referohet momentit më të rëndësishëm të karrierës së tij. Në vitin 1999, në fakt, Beckham fitoi “Tripletën” (Premier League, FA Cup dhe Champions) me Manchester United. Ai u martua me Victoria dhe lindi djali i tij, Brooklin, në atë vit.

Ishte anglezi i parë, që fitoi kampionatin në 4 vende
Ai triumfoi në Angli me Manchester United, në Spanjë me Real Madridin, në SHBA me LA Galaxy dhe në Francë me PSG. Kur Milani fitoi kampionatin më 2011, megjithatë, ai tashmë ishte larguar që aty.

Martesa i kushtoi 628.000 £
Martesa e tij u zhvillua më 1999, siç u përmend më lart, në javët pas fitmit të “Tripletës” me Manchester United. Vendndodhja? Kështjella Luttrellstown, e vendosur në periferi të Dublinit. Victoria kishte veshur një kurorë me diamante, ai kishte një kostum të bardhë fildishi.

Pas 7 me “Djajtë”, ai zgjodhi numrin 23 në fanellë
David Beckham është i barabartë me 7. Një numër i pandashëm i tij te Manchester United dhe Anglia. Megjithatë, kur u transferua te Real Madridi, anglezi zgjodhi numrin 23, një “haraç” i qartë për Michael Jordan. Numri 7, në fakt, ishte në pronësi të Raul te të bardhët. Pas tij, kaloi në shpinën e CR7.

Vuan nga Ornitofobia
Ështe frika nga zogjtë. E çuditshme, por shumë e vërtetë. Edhe një kampion si ai, i njohur dhe i dashur në të gjithë botën, mund të dëshmohet i prekshëm në aspekte nga më të paimagjinueshmet.

Ishte i pari britanik që luajti 100 ndeshje në Champions
Ai u bashkua me “klubin 100” në vitin 2006, në një ndeshje të fituar nga Real Madridi i tij ndaj Steaua Bucuresti, 4-1. Pas asaj ndeshje, ai luajti edhe tri më shumë në Champions, me Real Madridin; pastaj edhe 2 me Milanin e 2 të tjera me PSG. Gjithsej, 107 ndeshje në Ligën e Kampionëve, nga të cilat 77 me Manchester United.

Related posts

DERBI MILANEZ/ Flet Paulo Maldini: Ndeshjet më të veçanta me Inter kanë qenë në…

Delo.autor

TORINO-JUVENTUS/ Zhbllokohet derbi, De Ligt shënon për “Zonjën e Vjetër”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Ja çfarë humb Pogba ndaj Valencias… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment