Formula 1 Sport

Formula 1/ Te McLaren besojnë, Enstone: Ja si ndryshojmë

Gjithsesi, nga drejtuesit e ekipit të Enstone, besojnë se McLaren do të ndryshojë ritmin gjatë vitit, ka shpjeguar drejtuesi i inxhinerëve të Renault, Bob Bell, i cili ka folur për revistën Racer. “Do të jetë një luftë e ashpër gjatë gjithë vitit, sepse McLaren është ekip shumë i mirë dhe do të rifitojë atë që po humbet në fillim të kampionatit. Do të jetë e vështirë, prisnim që të ishin pak më para, por kjo nuk është shkencë ekzakte dhe e dijmë që mund të bëjmë një mal me punë për t’u zhvilluar gjatë sezonit”.

“Dua të them se ndjejmë keqardhje që nuk jemi një hap para, shpresojmë që të përmirësohemi në kohë, të afrohemi te tre të parët dhe gjatë verës t’ia dalim. Mendoj që ndihemi mirë me punën e bërë me McLaren”. Më pas foli për rivalët e tjerë: “Qartësisht Toro Rosso dhe Haas kanë bërë një punë të mirë gjatë dimrit dhe e kanë bërë jetën shumë të komplikuar”.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Shakhtar shkatërron Basel, Ocampos hero te Sevilla

Delo.autor

ZIDANE ME “DHIMBJE KOKE”/ Humbet yllin e ekipit për sfidën ndaj Getafe, gati ti japë hapësira sulmuesit “inekzistent”

Delo.autor

VLERA E KARTONIT TË TRANSFERIMIT/ Shqipëria mbyll vitin me 22 lojtarë që kushtojnë të paktën 1 mln euro. Një emër i ri kryeson listën

Delo.autor

Leave a Comment