Futboll Premier League

700 milionë të tjera për blerje në verë, ja objektivat e Guardiolës

Kushtojini vëmendje buxhetit të Pep Guardiolës për merkaton e verës. “The Telegraph” raporton se trajneri spanjoll do të ketë 680 milionë euro në dispozicion, për të nënshkruar me dy mesfushorë, një mbrojtës e një mesfushor krijues, si dhe një lojtar që mund të bëjë dy role, të luajë edhe në majën e sulmit.

Sikurse dihet, shpenzimet e Pep Guardiolës te Manchester City janë të jashtëzakonshme, mbi 500 milionë euro deri më tani, por nuk do të ndalet. Ai synon të paktën edhe tre lojtarë në merkaton e kësaj vere, në përpjekje për të trajtuar dështimet e njëpasnjëshme në Ligën e Kampionëve dhe për të dalë mbi dominimin e brendshëm të klubit.

Manchester City u rrëzua nga Liga e Kampionëve të martën, në javën më të keqe të sezonit, teksa kulmi arriti me humbje 2-1 në “Etihad”, ndaj Liverpool, në çerekfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve (humbje 5-1, në total).

Ky ishte rasti i fundit i një linje të gjatë zhgënjimesh europiane për Guardiolan, që datojnë në vitin 2014 me Bayern Munich dhe humbjen e tretë të Manchester City në shtatë ditë, pas humbjes së sfidës së parë 3-0 në fushën e Liverpool dhe një përmbysjeje në disavantazh 3-2 kundër Manchester United, të shtunën, çka e shtyu festën e titullit kampion në Premier League.

Megjithatë, hierarkia e klubit, që tashmë e ka mbështetur Guardiolën në gati 450 milionë paundë, që kur mori përgjegjësinë e trajnerit në qershor 2016, beson se nuk ka asnjë arsye për alarm. Përkundrazi, drejtuesit do të vazhdojë me planet për të nënshkruar me yje të tjerë. Julian Weigl i Borussia Dortmund, Fred i Shakhtar Donetsk, Jorginho i Napolit dhe Jean-Michel Seri, që luan për Nice, janë objektivat e Guardiolës për këtë verë. Secili prej tyre do të kushtonte rreth 40 milionë aundë, ose më shumë.

Manchester City ka një interes të madh edhe për francezin Thomas Lemar, që kushton 90 milionë paundë, sulmues te Monaco. Nga klubi i Principatës, “qytetarët” kanë marrë tashmë edhe Bernardo Silva e Benjamin Mendy, verën e kaluar.

Eden Hazard do të konsiderohet, gjithashtu, objektiv i ëndrrës së Guardiolës, por mendohet se Chelsea nuk do të pranojë shitjen e ndërkombëtarit belg në Premier League për asnjë lloj oferte. Nëse ai largohet nga “Stamford Bridge” këtë verë, Hazard ka gjasa të jetë i destinuar për Real Madridin.

Manchester City u përpoq dhe nuk arriti të blejë për 60 milionë paundë të algjerianit Riyad Mahrez nga Leicester City, në janar. Njëkohësisht, Guardiola vazhdon të monitorojë situatën e Toby Alderweireld të Tottenham, mes mbrojtësve të tjerë.

Belgu, i cili, ashtu si Fred, po tërheq interes edhe nga Manchester United, pritet të largohet nga “Spurs” këtë verë dhe do të kushtojë rreth 40 milionë paundë, edhe pse Tottenham do të preferonte ta shiste atë jashtë Premier League.

Manchester City përfundoi duke nënshkruar me francezin Aymeric Laporte nga Athletic Bilbao për shumën rekord të klubit prej 57.1 milionë paundë në janar, që kur Kompany u kthye përsëri në veprim.

Related posts

THELLOHET SKANDALI/ Ja dokumenti me të cilin RONALDO “bleu” heshtjen e femrës së PËRDHUNUAR

Isa.Autor

HUMBJA NDAJ ATLETICOS/ Ja 10 përmbysjet e mëdha të Juventusit në Champions

Delo.autor

MILAN RIKTHEHET PAS NJË PERIUDHE KRIZE/ Bonaventura dëshiron të qendrojë tek “Kuqezinjtë”, por…

Delo.autor

Leave a Comment