Champions League Futboll

Theu rregulloren, Guardiola pezullohet nga UEFA

Është ende e freskët lamtumira e parakohshme e Manchester Cityt nga kompeticioni i Champions Leagues, me fjalët e Pep Guardiolës, që mes klasit dhe nervozizmit, bëjnë jehonë.

Ditët pas eliminimit janë edhe më të zymta, pasi tekniku spanjoll jo vetëm që u detyrua nga arbitri ta shihte pjesën e dytë të takimit me Liverpoolin nga tribuna, por tashmë është dënuar edhe nga UEFA për thyerjen e artikullit numër 69, pasi edhe nga tribuna Guardiola vijoi të instruktonte lojtarët e tij.

Në mënyrë të hapur ai ka thyer kështu rregulloren e UEFA-s që ndalon trajnerët e përjashtuar të komunikojnë direkt apo indirekt me stafin dhe futbollistët. Pep duket i gozhduar, pasi pamjet filmike flasin qartë për këtë.

Për më tepër as bilancet nuk janë në favor të tij. Investimet e kryera në merkato përgjatë dy viteve të fundit për objektivin Champions kanë dështuar. Shifra e shpenzuar në merkato nga ‘The citizens’ përgjatë dy vitve të fundit, shkon në 528,8 milionë euro.

Shifra e arkëtuar nga transferimet arrin ndërkohë në 130,9 milionë euro por diferenca e madhe prej 398 milionësh kryqëzon Guardiolën që pavarëisht fitimit të titullit në Premier League nuk arriti të përmbushte premtimin në dy vite radhazi, fitimin e trofeut prestigjioz të Ligës së Kampionëve.

Për të vijuar më pas në aspektin teknik, 8 golat e pësuar në një javë kanë shpërbërë sistemin e mbrojtjes të Cityt. Gjithsesi diçka është e sigurt fitues apo humbës, loja që Guardiola orienton lojtarët e tij të bëjnë në fushë, është spektakolare. Por për të rinovuar kontratën e Pep Guardiolës, drejtuesit e klubit anglez kërkojnë më shumë se sa argëtimi, sepse tashmë Premier League nuk mjafton, City kërkon Championsin.

Related posts

Francë 1998, kur Lilian Thuram shkruante historinë në gjysmëfinale

Sadik.Autor

Alisson arrin marrëveshjen, zbuloi klubin e ri të portierit brazilian

Isa.Autor

CUTRONE VAZHDON TË SHFAQË DASHURINË PËR MILAN/ Shikoni çfarë ka bërë së fundmi sulmuesi italian (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment