Futboll Sport

Absurdi vazhdon në Shqipëri, shikojeni dhe gjykojeni vetë

Në vendin tonë ndodhin shumë çudira. Disa zgjatin tre ditë, harrohen, përsëriten. Kështu ndodh edhe në botën e futbollit. Ka rritje të nivelit, lojtarë cilësorë dhe këtë e tregon fakti që për ta ka oferta edhe nga jashtë vendit, ndërkohë që edhe menaxherë të shumtë zbarkojnë në stadiumet tona. Në Korçë do të ketë edhe sot përfaqësues nga klube të ndryshme evropiane, që do të shohin nga afër disa prej lojtarëve të Skënderbeut dhe Kukësit.

Por mos të dalim nga tema: premiot janë “e bukura” e klubeve shqiptare. Vllaznia prej javësh mbështetet nga ana e deputetit Tom Doshi, i cili nuk kursehet, duke akorduar premio që shkojnë deri në 10 mijë euro për fitoren. Por a e ndihmon kështu klubin? Me shumë mundësi jo. Mund t’i zgjatë edhe një vit qëndrimin në Superiore, por nuk e shpëton, sepse problemi është tjetër dhe lidhet me menaxhimin. Një bashki ka plot punë për të bërë dhe nuk i ka kapacitet të mendojë dhe të drejtojë një klub futbolli.

Lojtarët në atë klub mund të marrin premio çdo javë, kurse pagën mund ta marrin një herë në disa muaj. Ky është një nga problemet që duhet zgjidhur dhe Doshi, apo edhe Braçe që “çirret” shpesh për futbollin, duhet ta zgjidhin në parlament. Si ka mundësi që Flamurtari nuk po privatizohet? Procedura, procedura dhe ligje. Ato bëhen në parlament dhe milionat e hedhura për të fituar një ndeshje nuk janë ndihmë, kjo duhet kuptuar njëherë e mirë.

Mënyra për t’i zgjidhur gjërat me para nuk është shqiptare, e kemi mësuar nga të tjerët. Te Kamza për shembull kanë muaj pa paga, ndërkohë që thuhet se janë ofruar 20 mijë euro për të mposhtur Teutën rivale. Por, nëse do ishin dhënë pagat rregullisht, gjërat nuk do të kishin shkuar në këtë pikë në skuadrën e drejtuar nga Julian Ahmataj. Paratë jepen atëherë kur duhet dhe lojtarët luajnë më të qetë e u merr maksimumin. Tani na jepen premio. Po pagat, kur do i marrin lojtarët?

Nuk i shpëton absurdit as Skënderbeu, edhe pse askush nuk është ankuar për pagat atje. Një periudhë futbollistët nuk ishin paguar, ndërkohë që “bum”: 60 milionë lekë premio për kualifikimin në finalen e Kupës së Shqipërisë. Shkojmë në Gjirokastër, ku edhe atje ka probleme. Kanë thyer ultimatumin e FIFA-s për të paguar Boyom, që pret të marrë 17 mijë eurot e tij, ndërkohë që jepen premio për fitoret. Si ndihet kamerunasi kur mëson se shokët e ish-skuadrës së tij paguhen dhe marrin premio, kurse ai pret milionat e tij? Duhet ndryshuar, duhet paguar në kohë, kontratat janë të qarta, ndaj nëse klubet tona nuk e dinë, çdo futbollist, me rregullat e reja të FIFA-s, nëse nuk paguhet për 60 ditë, merr çantën dhe del lojtar i lirë… Mund t’iu ikë edhe ndonjë xhehavir kështu!

Related posts

E PAIMAGJINUESHME/ Misteri në Premier: Ku ka përfunduar “lojtari më i pasur në botë”

Isa.Autor

Transferimi i Ramires ngelet ‘pause’, Spalletti ‘joshet’ nga Mkhitaryan

Q.Autor

Zyrtare: Dortmundi bën një supertransferim

Q.Autor

Leave a Comment