Futboll Sport

Tre takime për ditën e sotme në Superligë, zbuloni skuadrat që zbresin në fushën e blertë

Dje janë luajtur dy nga pesë takimet e javës së 31-të të kampionatit në Superligë. Lushnja ka ndalur Partizanin në shtëpi 1-1, ndërsa Luftëtari ka bërë detyrën ndaj Flamurtarit duke e mundur me rezultatin 2-1.

Tre takimet e mbetura do të luhen sot. Vllaznia do presë Laçin në shtëpi në orën 16:00. Në po të njëjtën orë Kamza luan në transfertë ndaj Teutës, ndërsa kryendeshja e kësaj javë sigurisht që është ajo mes Skënderbeut dhe Kukësit.

Korçarët do të presin në shtëpi kampionët aktualë në orën 19:00. Një fitore e Skëndebeut ditën e sotme do t’i shpallte matematikisht kampionë, në të kundërt, festa mund të shtyhet për në takimin e radhës.

Related posts

PARTNERJA E ICARDIT NUK PËRMBAHET/ Wanda Nara “TËRBON” fansat me FOTO të “NXEHTA” nga dushi

Delo.autor

TMERR NË RRUGËT E ROMËS/ Ja momenti kur ultrasit e Lazios therin dy tifozë të Celtic (VIDEO)

Delo.autor

“LUFTA” PËR HAALAND/ Norvegjezi përplas Barcelona dhe Real Madrid, Perez me mision të fshehtë

Delo.autor

Leave a Comment