Futboll Sport

Abuzoi me licencimet, UEFA dënon FSHF-në. Dëmi shkon 160 mijë euro

Licencimi i klubeve shqiptare në Kupat e Europës ka nxjerrë së fundmi një problematikë të madhe sa u përket bilanceve financiare, por më e rënda është se në gjithë këtë kaos është përfshirë duke ndikuar për keq, as më pak e as më shumë, por vetë FSHF-ja. UEFA ka vendosur që të mos bëjë asnjë tolerim për ekipet të shteteve të vogla, që përfaqë- sohen nga klube, të cilat nisin pjesëmarrjen e tyre në kompeticionet e UEFA-s që në turet paraeliminatore. Kontrollet janë shtuar veçanërisht në dy sezonet e fundit, kur UEFA enkas për Komisionin e Licencimit të federatave ka vendosur në dispozicion një shumë prej 160 mijë eurosh, në mënyrë që FSHF dhe homologët e saj të kryejnë sa më mirë procesin e licencimit të klubeve që marrin pjesë në Kupat e Europës.

 

Mirëpo, institucioni i futbollit shqiptar, me licencat që u ka dhënë në vitet e fundit disa klubeve për pjesëmarrjen në kompeticionet ndërkombëtare, ka bërë jo pak shkelje. Madje, rasti i fundit ku FSHF ka gabuar është ai me Tiranën, që mori pjesë në Ligën e Europës gjatë edicionit të kaluar, në një kohë që kishte borxhe të shumta ndaj palëve të treta dhe mbi të gjitha ndaj Tatimeve. Në faqen zyrtare të UEFA-s konfirmohet vendimi për dënimin e FSHFsë pas një hetimi të kryer për sezonin 2016-2017.

 

Asambleja

Kësisoj, institucionit të futbollit shqiptar i është hequr e drejta e licencimit të klubeve për një edicion. Nga ana tjetër, “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta se UEFA njëkohësisht i ka ndalur FSHF-së dhënien e 160 mijë eurove, të cilat shërbenin si fond për Komisionin e Licencimit. Në raportin e saj rreth punës që kanë kryer organet e kontrollit ekonomik, UEFA ka sqaruar se në sezonin 2016- 2017, grupi hetimor ka audituar Shqipërinë dhe ka zbuluar shkelje të rënda.

SHKELJET

Ja si e argumenton UEFA problematikën me FSHF-në. “Licencuesit iu bë e ditur nga organi hetimor se procedurat e tij të vlerësimit nuk ishin plotësisht në linjë me rregulloret e Licencimit të Klubeve dhe ‘Fair Play Financiar’. Licencuesit iu kërkua që të ndërmerrte masa korrektuese për të përmirësuar dokumentacionin e kërkuar të licencimit në mënyrë që të jepte licencat e nevojshme për të marrë pjesë në kompeticionet e UEFA-s për edicionin 2017-2018. Në mënyrë më specifike, licencuesit iu kërkua që të implementonte një listë me veprime specifike korrektuese në lidhje me vlerësimin e detyrimeve të vonuara ndaj klubeve të tjera, punonjësve dhe autoriteteve taksuese. Për më tepër, licencuesit iu kërkua të jepte udhë- zime në lidhje me përgatitjen e bilanceve financiare, në mënyrë që të ndihmonte klubet anëtare që të përshtateshin me kërkesat më minimale”, citohej ndër të tjera në raportin e organit hetimor që kishte kontrolluar Komisionin e Licencimit në FSHF gjatë vitit të kaluar.

NDËSHKIMI

UEFA përmes auditimit të Federatave nga një organi të pavarur (SGS), ka vlerësuar me nota negative punën e administratës së FSHF-së. Në këto kushte, UEFA i ka hequr të drejtën FSHF-së që për një vit të licencojë klubet shqiptare në Kupat e Europës, duke ia kaluar dokumentacionin ekspertëve të një federate tjetër. Kjo masë ndëshkimore, në raportin e UEFA-s, ka këtë shpjegim: “Certifikimi nuk iu dha licencuesve për një nga dy sezonet e audituara si rezultat i mospërputhjes me Standardet e Cilësisë së Licencimit të Klubeve, sidomos në lidhje me pavarësinë, përbërjen dhe procedurat e organeve vendimmarrëse”, shkruante audituesi i pavarur i cilësisë për FSHF-në. Ndërkohë, UEFA kishte ngelur në klasë edhe Federatën e Bullgarisë dhe Greqisë, që ashtu si FSHF nuk vepronin në bazë të rregulloreve që duhej të ndiqnin në licencimin e klubeve për Kupat e Europës.

Related posts

KUSH GËNJEN?/ “Torasa pranoi prekjen me dorë”, argjentinasi i përvishet Bicajt (VIDEO)

Isa.Autor

E PAZAKONTË/ Me një gur vret dy zogj, BOKSIERI godet kundërshtarin dhe gjyqtarin me… (VIDEO)

Isa.Autor

PARA NDESHJES NDAJ BURTON/ Guardiola: Doja që Vincent Kompany të qëndronte, por fiziku është…

Delo.autor

Leave a Comment