Futboll Sport

Gjyqi në Lozanë, Skënderbeu nuk beson te drejtësia e UEFA-s

Klubi i Skënderbeut ka dalë me një deklaratë për shtyp lidhur me senacën dëgjimore që është zhvilluar sot në “UEFA” për çështjen e dënimit të klubit me 10 vite mospjesëmarrje në Kupat e Europës.

 

Postimi i KF Skënderbeut

 

– Deklaratë për shtyp!

Sot, më datë 26.04.2018, është zhvilluar seanca dëgjimore në komisionin e apelit pranë UEFA-s, lidhur me dënimin disiplinor ndaj Klubit të Futbollit ‘Skënderbeu’ me përjashtim për një periudhë 10 vjeçare nga kompeticionet europiane dhe caktimin e një mase disiplinore financiare në vlerën 1 milion euro nga komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s.

Përfaqësuesit tanë ligjorë, kanë argumentuar sërish para trupave gjykuese të UEFA-s mospërfshirjen dhe pafajësinë e plotë të klubit në veprimtaritë e pretenduara nga Inspektorët e Disiplinës të UEFA-s.

Në seancën e zhvilluar sot në Lozanë, para panelit kanë dëshmuar pjesatarë të stafit drejtues, lojtarë aktualë dhe ish lojtarë të Skënderbeut, të cilët kanë mohuar kategorikisht akuzat e ngritura nga inspektorët e UEFA-s.

Duke marrë në konsideratë egzistencën e një marrëdhënie institucionale ndërmjet organeve gjykuese, Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ rikonfirmon edhe njëherë mosbesimin për drejtësi në këtë fazë fillestare të proçesit dhe shprehim edhe njëherë bindjen e plotë se strategjia e ndjekur nga bashkëpunëtorët tanë do të japë rezultatet e pritura në CAS, (Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv).

Me respekt,

Zyra për shtyp
KF Skënderbeu

Related posts

Juventusi futet në garë për mbrojtësin gjerman

Sadik.Autor

VAZHDON ME GODITJET NË MERKATO/ Real Madrid gati 50 milionë euro për yllin e klubit holandez..

Delo.autor

GODITJA BOMBË/ Ish-ylli i MILANIT shënon një SUPERGOL, E HEDH portierin në TOKË (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment