Champions League Futboll

Ter Stegen: Goli i Florenzi-t më bëri më të fortë

Marc-Andre ter Stegen mendon se momenti i turpit që ndodhi herën e fundit që luajti ndaj Roma-s në Olimpico e ka bërë një portier më të mirë.

Skuadra e Ernesto Valverde ndodhet në kryeqytetin italian për ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Champions League, me një avantazh 4-1.

Portieri gjerman ishte një nga më të mirët në atë ndeshje dhe është numri 1 i padiskutueshëm i Barça-s.

Por nuk ishte ashtu gjatë shtatorit të 2015, kur ai përzgjidhej për ndeshjet e kupave me Claudio Bravo që luante në La Liga.

Goli fantastik i Florenzi-s nga rreth 50 metra distancë kapi të papërgatitur ter Stegen dhe ndihmoi Roma-n të merrte një barazim 1-1.

“Nuk kam ndryshuar që nga ai gol i pësuar,” shprehet gjermani. “Ai ishte një gol i rrallë.

“Mbase ai gol më bëri më të fortë për shkak të gjërave që u thanë por nuk ka ndryshuar mënyrën time të lojës.

“Mbase jam më i vëmendshëm nga goditjet nga distanca…por është pjesë e jetës, pjesë e futbollit.

“Gjëra të tilla të paparashikueshme ndodhi, si goli i Florenzi-t.”

Related posts

A DO TË MUNGOJË MESSI? Valverde merr këtë vendim ZYRTAR

Delo.autor

FIORENTINA-MILAN/ Pas një asist nga Vlahovic, Riberi mposht portierin Donnarumma (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ U transferua në Spanjë, ja çfarë i ndodh Sadikut gjatë stërvitjes së parë

Q.Autor

Leave a Comment