Bundesliga Futboll

Alaba reflekton mbi të ardhmen: Ky është qëllimi im

David Alaba i Bayern Munich është padyshim një nga pesë mbrojtësit më të mirë në botë. Austriaku tani ka zbuluar se ku sheh vend për përmirësim, ndërsa theksoi, se dëshira e tij është të qëndrojë në Mynih, pavarësisht interesit nga disa klube prestigjoze.

Fakti që Bayern Munich është duke e vendosur theksin gjithnjë e më shumë tek puna e të rinjve nuk është diçka e re, sepse në të ardhmen, talentet nga Akademia e tyre do të futen sërish tek ekipi i parë. Një nga të fundit që ka bërë kërcimin e madh është David Alaba.

Që nga zbulimi i tij në vitin 2012, tani 25-vjeçari është një lojtar i rregullt në ekipin e parë të Bayern. Ai ka festuar gjashtë tituj kampion – i shtati është vetëm çështje kohe dhe fitoi tripletën në vitin 2013. Tani ai ka vendosur një qëllim, që të jetë edhe më i suksesshëm. Ai dëshiron të rritet në renditjen e brendshme.

“Për të qenë i pari, performanca duhet të jetë gjithmonë në të njëjtin nivel”, deklaroi mbrojtësi i majtë. “Unë gjithashtu pres hapin tjetër, që unë të marr përgjegjësinë në Bayern dhe të marr një rol udhëheqësi.

Ky është qëllimi im”, zbuloi Alaba në “Kicker”. “Në Mynih, përgjegjësia bie mbi disa lojtarë. Ndërsa në kombëtaren e Austrisë, më shumë përqendrohen tek unë, por kjo është kërkesa ime”, tha 25-vjeçari. Gjithashtu ai dëshiron të shfaqet në publik si një model për t’u ndjekur nga të rinjtë. Djali i një nigerianeje dëshiron të tregojë talentin me shembullin e tij dhe si ta bëjnë këtë të rinjtë. “Unë gjithashtu dua të jem një frymëzim për shoqërinë tonë në Austri, që ju të bëni gjithçka, pavarësisht prej nga vini”, thotë Alaba.

Related posts

Ndeshja ndaj Celta Vigos, Real Madridi vjen me shumë mungesa…

Sadik.Autor

Dikur veshi fanellën e UÇK-së, sot tifozët e APOEL-it bllokuan transferimin e Kaçes

Q.Autor

RUSI 2018/ Southgate: S’na ndalon kush ta ëndërrojmë Kupën e Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment