Futboll Ligue 1 Sport

LIGUE 1/ Vegjetarian dhe i fiksuar me dietën, ja kush është trajneri i ri i PSG

Paris Saint-Germain do të ketë një trajner të ri në sezonin e ardhshëm. Unai Emery pritet ta mbyllë me shtatë trofe dy vitet e kaluara në Francë, por dështimi i dyfishtë në Champions League i ka kushtuar vendin.

Pasardhësi i tij do të jetë Thomas Tuchel, ish-trajneri i Borussia Dortmund, që mund të zyrtarizohet pas finales së Kupës së Francës, që do të luhet në “Saint-DFenis”, 8 majin e ardhshëm. Trajneri i ri, sipas shtypit francez, do të jetë një trajner si ata të Premier League, duke patur fuqi edhe në merkato.

Numërimi mbrapsht për lajmërimin e Tuchel ka filluar prej disa javësh. Sipas “Canal Plus”, kontrata është nënshkruar dhe është dyvjeçare. Klubi katariot ka preferuar atë para shumë trajnerëve të tjerë, të cilët ishin më të afirmuar në arenën ndërkombëtare. Është folur për Conte, Simeone, Pochettino, Mourinho dhe Allegri.

Ish-trajneri Borussia Dortmund është shumë i vëmendshëm ndaj çdo detaji, gjë që vlen për të gjithë trajnerët e sotëm. Por duket se fiksimi i Tuchel me detajet i ka kushtuar vendin vitin e kaluar, pavarësisht dy pozicionimeve të mira mbrapa Bayern Munich (dhe një trofeu të fituar).

Tuchel është vegjetarian dhe nuk bën kompromise. Vitin e kaluar i ndaloi lojtarët e Dortmund që të konsumonin pica, makarona dhe pije me gaz, ashti si ëmbëlsirat dhe çokollatat. Kështu, PSG përgatitet për revolucionin e Tuchel. Kushedi si do t’i presin gjithë këto rregulla të reja yjet e ekipit, si Dani Alves, Cavani dhe Neymar.

Related posts

BALE ZGJEDH TOTTENHAMIN/ Reali do t’i paguajë më shumë se gjysmën e pagës

Delo.autor

“Herr” Heynckes e bën Bayernin një makinë pothuajse të përsosur

Q.Autor

RENDITJA/ Karim Benzema fiton “Topin e Artë” për vitin 2022

F.autor

Leave a Comment