Champions League Futboll

Arjen Robben nuk i zë besën Sevillas: Asgjë nuk ka përfunduar

Holandezi Arjen Robben foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit të çerekfinales së Champions League kundër Sevillas. Bavarezët fituan me rezultatin 2-1 në transfertën në Spanjë, por që gjithsesi nuk do të thotë asgjë për veteranin e gjermanëve. Robben i bën apel skuadrës së tij që të ketë kujdes nga klubi andaluzian pasi janë një skuadër e rrezikshme.

Sipas 34-vjeçarit Sevilla nuk është një ekip që duhet nënvlerësuar, dhe se ndeshja quhet e mbyllur pas 90 minutave të dyta.“Duhet të bëjmë shumë kujdes. Disa prej jush flasin për sigurimin e gjysmëfinales, por ne kemi edhe një ndeshje tjetër për të luajtur. Rezultati 1-2 në ndeshjen e parë është i mirë për ne por eliminimi nuk është mbyllur dhe asgjë nuk është vendosur ende”deklaroi Robben, i cili rikujtoi triumfin e Sevilla kundër Manchester United në fazën e 1/8 dhe siguroi se bëhet fjalë për një skuadër të rrezikshme, e cila do të bëjë maksimumin për të kaluar në fazën tjetër të Champions League.

“Sevilla zhvilloi një ndeshje të madhe në Manchester, është një skuadër e rrezikshme dhe duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe vigjilent.” Nga ana tjetër Robben paralajmëroi se në rast se Bayern del në disavantazh në “Allianz Arena” mund të bjerë nën presion, diçka që duhet ta evitojë me çdo kusht: “Duhet të jemi të përqendruar dhe të shfaqim performancën tonë më të mirë” theksoi mesfushori 34-vjeçar para medieve.

Bayern Munich u shpall fundjavën që lamë pas kampion i Bundesligës, dhe Robben dëshiron ta mbyllë sa më mirë këtë vit, i cili mund të jetë dhe i fundit për holandezin te bavarezët. Kontrata e tij skadon në fund të sezonit, por palët ende nuk kanë nisur bisedimet mes tyre për kontratën e re.

Related posts

E KRYER/ Inter arrin marrëveshje personale me Kumbullën deri më…

Delo.autor

FITORJA E TRETË RADHAZI/ Laçi mposht kampionët e Shqipërisë dhe ngjitet në vendin e katërt

Delo.autor

JUVE I BËN “GOL” MILANIT/ Pasuesi i Bonuccit mbetet në infermieri, do mungoi GJATË

Isa.Autor

Leave a Comment