Moto GP

MotoGP/ Honda nuk e lë në baltë pilotin e vet

Nuk kanë fund polemikat pas garës, mbi të gjitha pas konfliktit mes Marquez dhe Rossi-t. Pas Giacomo Agostini-t, piloti spanjoll gjen një tjetër aleat në ekipin e tij, pikërisht menaxherin e skuderisë Alberto Puig, i cili justifikon plotësisht edhe problemet e tij në nisje.

“Mendoj se ishte një ditë shumë e komplikuar për Marc. Nuk është plotësisht e qartë se si ka ndodhur, normalisht motori del dhe nga ai moment rrodhën situata të komplikuara, duke sjellë dhe vonesa. Sigurisht, piloti ka bërë atë që mendonte se ishte më e mira. Ka menduar se komisari i ka kërkuar që të rivendosej në pozicion”.

Puig më pas ka folur për kontaktet gjatë garës me Aleix Esparagaro-n dhe mbi të gjitha me Valentino Rossi-n. “Marquez ka shpjeguar mirë se çfarë ndodhi me Esparagaro-n, është e vërtetë që ka mbërritur shumë shpejtë mbi të, por po i jepte motorit shumë shpejtë. Për sa shihet problemi me Valentino-n, nëse shihni skenat në TV, mund të dalloni që në atë kthesë kishte ujë në trajektore. Rrota e përparme e Marc u bllokua dhe duhet të lëshonte frenat, kishte hapësirë, nuk ishte në limite, por fatkeqësisht ka prekur Valentino-n që më pas u rrëzua”.

“Ndjejmë keqardhje për atë që ndodhi, por ishte vetëm një incident në garë. Ne besojmë te deklaratat e pilotëve tanë. Marc pasi u kthye në bokse ka thënë se dëshironte të kërkonte falje dhe t’ua shpjegonte të gjithëve. Ishte një vendim i tiji kur po shkonte në bokset e Yamaha-s. Por i kanë kërkuar që të largohet. Më pas e kuptoni. Nëse kjo i ndodh pilotit tënd, nervozohesh. Por e përsëris: Është vetëm një rrugë, çfarë mund të bëjmë? Kërkojmë falje. Kjo nuk është pranuar. Kështu që nuk ka kuptim që të vijojmë diskutimin”.

Related posts

Shëpton “për një qime”, piloti shmang aksidentin fatal në Francë (VIDEO)

Sadik.Autor

MARQUEZ I PANGOPUR ME TROFE/ Dua edhe titullin për konstruktorë

Isa.Autor

Rossi teston Yamahën: Situatë e vështirë, por do të jemi më të shpejtë

Sadik.Autor

Leave a Comment