Futboll La Liga Sport

Bale shënon për Realin, por polemikat nuk i ndahen (VIDEO)

Gareth Bale kaloi në avantazh Real Madridin kundër Leganes duke përfituar nga një lëvizje brenda zonës. Uellsiani, titullar në këtë ndeshja të kampionatit spanjoll e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 8, duke befasuar skuadrën kundërshtare. Por, goli i britanikut nuk ka kaluar pa polemika, të cilat kanë nisur që nga momenti që Bale dërgoi topin në rrjetë. Gjithçka diskutohet për një pozicion jashtë loje të sulmuesit.

Para gjuajtjes së tij, Benzema pati një gjuajtje të bllokuar nga një mbrojtës i Leganes. Topi ra sërish në këmbët e Bale-t, i cili me siguri që ishte në pozicion jashtë loje në momentin që doli para portës.

Kështu, Bale edhe pse sot e nisi si titullar duke hedhur poshtë polemikat e bëra mbi emrin e tij për përplasjet me trajnerin Zidane për aktivizimin në kampionat apo në kompeticione të tjera, tashmë vjen një sulm tjetër, pikërisht për golin që bëri të zhbllokohej rezultati në sfidën që po luhet në “Santiago Bernabeu”.

Related posts

KATAR 2022/ Pas një asist nga Kiteishvili, Kvaratskhelia mposht Spanjën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Nis revolucioni i Pirlos tek Juventus, ja 8 skarcimet nga grupi aktual

Delo.autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E KOEMAN/ Ja çfarë rrezikon Luis Suarez nëse nuk largohet nga “Camp Nou”

Delo.autor

Leave a Comment