Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Roma me 10 lojtarë shkatërron Chievo-n (VIDEO)

Roma ka treguar se ndodhet në një moment të mirë psikologjik edhe pse u shkatërrua nga Liverpool në mesjavë. Të besuarit e Eusebio Di Francesco kanë mposhtur bindshëm Chievo-n në Olimpico me rezultatin e thellë 4-0. Ishte një ndeshje që nuk kishte shumë histori teksa Patrik Schick ka shënuar që në minutën e 9’ për vendasit.

Në fund të pjesës së parë ishte Dzeko ai që dyfishoi rezultatin pas një goli të bukur me kokë. Pas pushimit Chievo kishte mundësinë më të mirë për t’u rikthyer në lojë kur Juan Jesus tërheq prej fanelle një prej lojtarëve vizitorë teksa ishte duke shkuar drejt portës i vetëm duke marrë menjëherë karton të kuq.

 Por portieri më i mirë i momentit në Serie A ka pritur penalltinë duke i dhënë mundësi Roma-s të shënojë edhe dy gola të tjerë megjithëse me një lojtar më pak. Ishin El Shaarawy dhe Dzeko ata katërfishuan rezultatin brenda dy minutave duke i dhënë një fitore të rëndësishme për një vend mes katër më të mirëve Roma-s.

 Chievo shënoi golin e nderit në fund të takimit me anë të Roberto Inglese. Me këtë humbje Chievo rrezikon rënien nga kategoria dhe do të luftojë me Crotone dhe Spal deri në fund të sezonit.

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Teutën e favorizon shorti në turin e dytë. Ja me kë do të ndeshen durrsakët…

Delo.autor

Guardiola: Kurrë te PSG! Zidane si unë?

Sadik.Autor

TAMPONË DHE DISTANCË SIGURIE/ Shteti europian bëhet vendi i parë që rikthen tifozët në stadiume (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment