Futboll Seria A Sport

CUTRONE DHE ANDRE SILVA NË SHITJE/ “Kuqezinjtë” gati 55 milionë euro për yllin e Atleticos…

Te Milani nuk është paralajmëruar për një revolucion, por klubi dhe drejtuesit me idenë e re që kanë në kokë, do e bëjnë një të tillë në repartin ofensiv.

Siç raporton “Sport Mediaset”, te Milani ka lindur ideja që Patrik Kutrone dhe Andre Silva të shiten dhe të blihet ylli i Atletikos, Angel Korrea.

Për yllin argjentinas, Atletiko e Madridit kërkon 55 milionë euro dhe këto para mund të gjenden për Milanin nga shitja e Andre Silvës dhe Kutrones. 24-vjeçari i madrilenëve është në shitje dhe me një ofertë të mirë, Milani mund ta bëjë të vetin.

angel korrea

Klubit të Milanos tashmë do t’i duhet të shesë dy sulmuesit e vet, gjë që nuk është e vështirë, pasi për ta ka oferta nga Anglia apo nga Italia.

Mbetet të shihet tashmë nëse ky lajm është një zë në merkato, apo një ide e mirë studiuar që do të vihet në zbatim.

Related posts

Rikthimi i madh i kombëtares, Tifozët Kuq e Zi

Isa.Autor

FOTO/ Nga Robben te Sanchez, njihuni me 11 yjet që kanë luajtur për Mourinhon e Guardiolën

Q.Autor

RIVISHET SËRISH “KUQEZI”/ Milan vlerëson legjendat e klubit, rikthen Nelson Didën në rolin e…

Delo.autor

Leave a Comment