Jose Mourinho i gëzohet fitores në derbi, që lumturoi tifozët e Manchester United. Trajneri portugez tani e ka mendjen te sezoni i ardhshëm, pasi e pranon se këtë vit “Qytetarët” janë më të mirët.
“Unë trishtova shumë te goli i parë dhe mendoj se është goli i tretë që ata na shënojnë nga goditja e këndit këtë sezon. Pastaj te goli dytë e rëndësishme ishte që lojtarët të ndiheshin të sigurtë. Ne mbajtëm topin në kontroll , më shumë se çdo skuadër kundër Manchester City. Bëmë shumë presion dhe kjo ja vlejti pasi fituam ndeshjen.
Mendoj se matematikisht kemi nevojë për gjashtë pikë për të qëndruar në katër më të mirat të këtij sezoni dhe fitorja e sotme, ndihmon shumë në këtë aspekt.”, tha portugezi pas takimit. Ai më pas foli për Manchester City-n. “Synimi ynë është të përfundojmë të dytët, por dua të përgëzoj City-n për titullin, sepse jam i sigurt që ata do ta fitojnë sepse e meritojnë. Nuk i dhanë asnjë mundësi ekipeve të tjera, sepse nuk humbën shumë ndeshje.
Objektivi im ishte të dilja me pikë nga kjo ndeshje. Çështja është a mund të përmirësohemi sa duhet që t’i sfidojmë ata sezonin e ardhshëm?”Në fund, ai komentoi edhe thashethemet rreth Paul Pogba-së: “Nëse janë të vërteta fjalët e agjentit të tij, se ai dëshiron të transferohet në një klub tjetër, çmimi i tij është rritur”.
Guardiola – Trajneri i City-t, Pep Guardiola nuk e fshehu mërzinë pas takimit. “Ne bëmë gjithçka, lojtarët treguan kapacitet. Pjesa e parë e lojës ishte pothuajse e fituar, në 10 minuta ata përmbysën gjithçka. Jam i trishtuar për tifozët dhe lojtarët, dhe do të përpiqemi të jemi në një gjendje shpirtërore të mirë të martën e ardhshme. Humbëm raste, por kështu është futbolli. Kur je në zonë ekzistojnë shanset për të shënuar. Penalltia? Nuk e pashë. Më thanë se ishte, por unë nuk e pashë.
United luajti lojën e tij, lojtarët u koordinuan, kishin zemër, por ne bëmë gjithçka që mundeshim për të fituar ndeshjen. Në pjesën e dytë, ekipi ynë u përpoq të krijonte dhe të sulmonte, pasi kjo është ajo që kemi bërë gjatë gjithë sezonit, ne u përpoqëm të prodhonim lojë cilësore dhe sidomos gola. Duhet të mbroheshim pak më mirë në pjesën e dytë, por ky është futbolli. A kemi luajtur keq? Do të ishte mirë nëse përpiqeni të kuptoni, që kemi luajtur futboll të bukur. Ju duhet të gjykoni performancën dhe mënyrën se lojtarët luajtën, dhe jo duke parë vetëm rezultatin e ndeshjes”, tha Guardiola pas takimit.


