Formula 1 Sport

Formula 1/ Wolff nuk është i sigurt për të ardhmen dhe iu çon mesazh pilotëve

Nuk ishin në depresion në momentin e vështirësisë dhe nuk u ekzaltuan në momentin që Mercedes rilindi. Drejtuesi kryesor i skuderisë, Toto Wolff për shtypin ndërkombëtar theksoi: “Fituam, por nuk ishte e thjeshtë për ne. E premtja dhe e shtuna ishin dy ditë të komplikuara, sepse patëm disa shqetësime me Bottas, i cili pati një ngërç dhe ngadalësim për shkak të dridhjeve”.

Wolff refuzon akuzat e favorizimit nga ana e Pirelli-t pas futjes së gomave të reja në Montmelo: “Të gjitha skuadrat vuajtën nga ashpërsia e gomave gjatë testeve. Pirelli, vetëm për këtë, ka shkelur trashësinë vetëm për të plotësuar nevojat e të gjithëve. Të mendosh që dikush mund të influencojë te Pirelli është absurde sepse Formula Një nuk funksionon kështu”.

Për garën dhe për të ambiciet në Botëror, Wolff vijoi: “Në fund ka funksionuar gjithçka siç duhet, por ne nuk duhet të flemë mendjen në këtë anë. Jemi në vijën e rikthimit, por tani do të garojmë në Principatën e Monakos dhe aty duhet të garojmë”.

Related posts

“DITA E GJYKIMIT”/ Dënim i ri në horizont për Juventus, Prokuroria kërkon heqjen e 11 pikëve

F.autor

“TË HAPEN STADIUMET ME 75% TË KAPACITETIT”/ Mesazhi i madh përpara startit të Serie A

Delo.autor

SHAQIRI BËN GATI “VALIXHET”/ Lyoni del me njoftim zyrtar: Është në bisedime me klubin…

Delo.autor

Leave a Comment