Futboll

Botërori Rusi 2018/ Në Moskë kanë një plan për sigurinë e tifozëve

Për të garantuar sigurinë e tifozëve në Botërorin e Rusisë gjatë kësaj vare, autoritet vendase bënë të ditur se do të krijojnë një “polici turistike”, një mënyrë kjo për të ndryshuar disa edhe imazhin dhe për të ulur tensionin edhe në aspektin diplomatik.

Ministri i Brendshëm, Vladimir Kolokoltsev, konfirmoi krijimin e kësaj policie speciale, ku anëtaret e saj duhet të zotërojnë gjuhët e huaja. “Këto njësi do të përbëhen nga agjentë të Ministrisë së Brendshme të cilët flasin disa gjuhë dhe, nëse është e nevojshme, do të ofrohen trajnime të mëtejshme,” deklaroi përfaqësuesja e shtypit të policisë, Irina Volk.

Policia turistike do të jetë e vendosur përreth stadiumeve dhe hapësirave që janë të rrethuara nga tifozët, në 11 qytetet që do të zhvillohen ndeshjet e Kupës së Botës, duke nisur që nga 25 Maj.

Episodet e dhunës mes huliganëve rusë dhe atyre anglezë në Evropianin e vitin 2016, që u zhvillua në Francë, janë në memorien e të gjithëve. Në fakt huliganët Rusë njihen për trazirat që shkaktojnë kudo që shkojnë dhe kjo është një mënyrë për të parandaluar këto incidente mes tifozerive.

Megjithatë që episodet e frikshme të dhunës të përsëriten duket se nuk ka shumë gjasa që ndodhin, kjo pasi policia vendase ka marrë shumë masa dhe ka nën kontroll gjithçka, duke nisur që nga kryetarët e tifozerive të ndryshme, dhe rast se shënohen incidentet të ndryshme nga anëtaret e tyre, atëherë do të merren masa drastike.

Duma ka bërë të ditur që në muajn Prill të vitit 2017 që ata që përfshihen në përleshje në stadiume do të gjobiten me rreth 20 mijë Rubla, ose 283 Euro si dhe ndalimin për të lëvizur për 7 vjet brenda territorit kombëtar. Kjo do të thotë që nuk mund të ndjekin skuadrat e tyre gjatë transfertave, dhe jo më ndeshjet jashtë Rusisë.

Related posts

BESON PËR NJË TJETËR SEZON TË SUKSESSHËM/ Flet Klopp: Pretendët për titull janë…

Delo.autor

“KAMPIONATI NUK ËSHTË I LEHTË”/ Hernandez: I lumtur te Milani si ditën e parë, shiriti i kapitenit më bën…

Delo.autor

“MANAJ DO LARGOHET NGA BARCA”/ Marca: Nuk e ka fatin të luajë përkrah Messit

Delo.autor

Leave a Comment