Futboll Sport

E BUJSHME/ Partizani tenton Ekubanin, zbardhen prapaskenat e të kuqve

Kaleb Ekubani erdhi i si panjohur te Par tizani para dy viteve, por falë paraqitjes me fanellën e kuqe, sulmuesi arriti të transferohej në Angli te Lids Junajtid. Italo-ganezi ka qenë i pafat në sezonin e parë në “Championship”, pasi dëmtimi në gju e ndaloi për disa muaj që të luajë për Lidsin. Në stolin e klubit anglez është ulur së fundmi trajneri argjentinas, Marcelo Bielsa, i cili nuk e ka në plane ish-sulmuesin e kuq.

Në këtë situatë Partizani ka lëvizur ku ka dashur të përfitojë në rikthimin e Ekubanit në formë huazimi, pasi dihet se një vit më parë ai firmosi kontratë katërvjeçare me anglezët. Por, kjo mbetet vetëm një dëshirë e të kuqve, pasi sulmuesi për momentin kërkon të realizojë ëndrrën e tij në futbollin anglez, kështu që nuk e ka në plan që të bëjë prapa në karrierën e tij. Mësohet se Ekuban i ka falënderuar për interesimin, për vetë lidhjen dhe respektin që ka për Partizanin, por për momentin e shikon si të vështirë që të vishet sërish i kuq. Gjithsesi, derën e ka lënë hapur, pasi të ardhmes nuk dihet dhe një ditë mund të rikthehet sërish te Partizani, klubi, i cili bëri që ai të hedhë një hap të madh në karrierën e tij.

“SOZIA” E EKUBANIT

Thuhet se merkatoja e Partizanit është bazuar te lojtarët e rinj dhe me të ardhme, por nuk përjashtohet mundësia për afrimin e ndonjë elementi që të bëjë diferencën. Mësohet se drejtuesit janë të prirë për të gjetur “sozinë” e Ekubanit, meqë italo-ganezi nuk preferon për momentin të huazohet te “demat”. Tratativat kanë nisur dhe pritet dhe lojtari që u intereson të mbërrijë në formë huazimi nga Italia.

PËRFORCIMET E DUHURA- Merkatoja e verës pritej të shoqërohej me ndryshime të mëdha në ekip, por, me sa duket, ndryshimet nuk do të jenë të shumta, pasi pjesa kryesore e grupit të edicionit të fundit do të vijë. Gjithsesi, vetë trajneri dhe drejtuesit e kanë pranuar se ekipi ka nevojë për disa riparime. Për momentin të nevojshme shikohen 3-4 afrime. Primare mbetet përforcimi i dy krahëve të mbrojtjes, pas largimit të Fejzullahut dhe Kotobellit. Gjithashtu, edhe gjetja e një fantazisti mbetet një dëshirë, si dhe një konkurrent për Çanin në majë të sulmit. Drejtori Rama pohoi se kërkon lojtarë me karakter dhe që ta ndiejë peshën e fanellës së kuqe dhe jo për të marrë rrogën te “demat”.

SODIQ ATANDA- Partizani bën një javë që ka nisur përgatitjet për Ligën e Europës, ku më 12 korrik luan ndeshjen e parë me Mariborin. Së fundmi, grupit i është bashkuar edhe mbrojtësi Sodiq Atanda, i cili për shkak se i kaloi pushimet në vendlindje, Nigeri, u paraqit me vonesë në stërvitje. Me ardhjen e mbrojtësit, trajneri Gega i ka në dispozicion thuajse të gjithë lojtarët që përfunduan sezonin e fundit, me përjashtim të Bathës dhe Fejzullahut, që nuk rinovuan, si dhe Kotobelli i larguar.

Related posts

SHORTI I CHAMPIONS/ Derbi italian, një tjetër angleze për Real Madrid. Guardiola gjen ish-skuadrën e tij

F.autor

E BUJSHME NË ITALI/ Çfarë po ndodh tek Inter? Një tjetër titullar kërkon largimin

Delo.autor

BONUCCI VRER NDAJ LAZIOS DHE INTER/ Icardi tërbon tifozët “Zikaltër” duke bërë… “like”

Delo.autor

Leave a Comment