Futboll Seria A Sport

Braziliani i Shakhtar firmos për Milan

Nuk ka dy pa tre! Pas blerjes së Ivan Strinic nga Sampdoria dhe Pepe Reina nga Napoli, me parametër zero, klubi i Milan ka “blinduar” një përforcim të tretë për sezonin e ardhshëm, edhe këtë herë pa shpenzuar asgjë…

Sipas asaj që bën të dytë “Futbal Arena”, Milan ka gjetur marrëveshjen me Bernard, lojtari i lindur në vitin 1992 që luan me Shakhtar Donetsk, i cili më 30 qershor do të transferohet në Itali, pasi i përfundon kontrata me klubin ukrainas.

Braziliani paska firmosur një parakontratë me “djallin”. Bëhet fjalë për një sulmues anësor që mund të luajë majtas ose djathtas, por edhe pas shpinës së sulmuesit. Ai ishte titullar me Brazilin në kampionatin e kaluar botëror.

Berndard ka luajtur 18 ndeshje në këtë që është viti i tij i katërt në Ukrainë, duke shënuar 6 gola dhe duke dhënë 3 asiste. Pra, do të jetë ai alternativa për Suso dhe Hakan Calhanoglu, kur dy të besuarit e Gattuso të kenë nevojë për pushim.

Related posts

LIVE/ “EURO 2020”: Zvicër-Spanjë. Mbyllet ndeshja me penallti, rezultati 1-2

Delo.autor

BARCELONA-CELTA VIGO/ Sulmuesi Mina shtang portierin Ter Stegen me një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

Cristiano thyen rekordin e Puskas, sheh nga larg rekordmenin Ali Daei

Sadik.Autor

Leave a Comment