Futboll Sport

Bregu nderon Luftëtarin, Flamurtari bën detyrën

Dy sfidat mjaft interesante të javës së 29-të të Kategorisë Superiore janë ai ndërmjet Luftëtarit dhe Laçit, i vlefshëm për pjesëmarrjen në Evropë, ndërsa një tjetër sfidë interesante është ajo ndërmjet Lushnjes dhe Flamurtarit. Takim ky i vlefshëm për vlonjatet, pasi në rast të një fitoreje, bregdetarët kalojnë krizën, ndërsa nëse ekipi kuqezi nuk arrin të fitojë as kundër vendit të fundit, atëherë situata është dramatike, pasi Flamurtarit me shumë mundësi do t’i largohet trajneri Shpëtim Duro.

Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Luftëtarit dhe Laçit nuk ka dhuruar asgjë deri në minutën e 44-ët. Vendasit ishin disi më dominant,ndërsa miqtë nga krahu tjetër zhvilluan një ndeshje të mirë dhe u munduan të shfrytëzojnë kundërsulmin me anë të sulmit të shpejtë. Reginaldo është i vetëm në majë të sulmit, por nuk ka arritur të ketë hapësira.
Atëherë kur u mendua se gjithçka do të mbyllej në barazim ishte Bregu që kaloi në avantazh të tijtë, pas një asisti nga Abazaj.

Flamurtari e mbylli me fitrore pjesën e parë kundër Lushnjes. Vendasit arritën të rezistonin vetëm 30 minuta, pasi mesfushori me tipare të avancuara Nedeljkovic realizoi golin që solli qetësi për vlonjatet. Kjo sfidë është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e Flamurtarit në kampionat, por dhe trajnerit Shpëtim Duro.

Luftëtari – Laçi 1-0
Shënues: Bregu 44’

Luftëtari: Athanasopulos, Liçaj, Rrapa, Jakovljevic, Jackson, Aleksi, Aurelio, Bregu, Rroca, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika

Laçi: Vata, Shtubina, Gjoni, Qaqi, Sefgjini, Lulaj, Jonuzi, Nika, Kallaku, Uzuni, Reginaldo. Trajner: Gentjan Mezani.

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Egin Doda, Rejdi Zajimi

I katërt: Ardian Beqiri

Delegat: Astrit Maçi

Vëzhgues: Pajtim Aliko

 

Lushnja – Flamurtari 0-1
Shënues: 
Nedeljkovic 30′

Lushnja: Bejte, Magani, Premçi, Marku, Ruço, Alushi, Gava, Branica, Papa, Mone, Sefa. Tr. Ilir Gjyla

Flamurtari: Nurkovic, Bicaj, Pollozhani, Delija, Siljanovski, Sidibe, Hoxhaj, Zuka,  Nedjelkovic , Musta, Tunkara. Trajner: Shpëtim Duro.

Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Ermal Barushi, Melis Dervishi

I katërt: Kreshnik Cjapi

Delegat: Plarent Kotherja

Vëzhgues: Arjan Mali
Karton i verdhë: 
Branica 42’

Related posts

ECURIA FANTASTIKE/ Sulmuesi Broja kryeson listën e golashënuesve “Kuqezi”, 19-vjeçari lë pas Uzunin me shokë

Delo.autor

“KUDO MË QUANIN MAJMUN”/ Befason ish-futbollisti i Tiranës: Kam vuajtur shumë abuzime raciale

Delo.autor

CHAMPIONS/ Dortmund fiton me përmbysje. Lazio kualifikohet me vuajtje

Delo.autor

Leave a Comment