Futboll Premier League

Chelsea gjen mbrojtësin që i duhet…

Chelsea synon të marrë kapitenin e Newcastle, Jamaal Lascelles, gjatë verës së ardhshme pasi vëzhguesit e merkatos “blu” kanë dalë në përfundimin se ai do të jetë pasardhësi i John Terry.

Lascellese, të cilin Newcastle e mori nga Nottingham Forest në vitin 2014, është bërë pjesë e stabël e ekipit të drejtuar nga Rafa Benitez, por kohët e fundit ka shprehur dëshirën për të luajtur në një nga gjashtë ekipet më të mira në Premier League.

Chelsea është gati të shpenzojë deri në 35 milionë euro për futbollistin 24-vjeçar, për të cilin janë interesuar edhe disa klube rivale në Angli.

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, ka dhënë aprovimin e tij për blerjen e Lascelles që në ndeshjen e luajtur kundër Newcastle në Kupën e Anglisë, por mbetet ende për t’u parë nëse italiani do të jetë në stolin e londinezëve sezonin e ardhshëm, sidomos pas humbjes në ndeshjen kundër Tottenham…

Related posts

Vidal pjesë e marrëveshjes së kalimit të Griezmannit në Barcelonë

Q.Autor

NDESHJA ME SPANJËN/ Mbyllet rrugëtimi i Shqipërisë në “Euro 2024”

F.autor

EUROPIANI/ Trajneri Tedesco fton 21 lojtarë, Shqipëria U-17 nis nesër përgatitjet

F.autor

Leave a Comment