Futboll Premier League

Emmanuel Frimpong: Nasri është një idiot, nuk do ta respektoj kurrë

Emmanuel Frimpong ka sulmuar ish-shokun e ekipit tek Arsenal Samir Nasri. Mesfushori prentedon se mosmarrëveshjet kanë filluar që në sezonin 2011/12 në disfatën 2-0 të Topçinjve ndaj Liverpool.

Fantazisti ganez Frimpong – 19 vjeç gjatë asaj kohe – ka dalë nga fusha me karton të kuq në minutën e 70-të teksa rezultati ishte 0-0.

“Kur ndeshja përfundoi, ishim në dhomat e zhveshjes dhe prisja që Wenger të ishte i inatosur me mua.

“Por në fakt ishte shumë i qetë dhe për çudi Nasri erdhi dhe më tha se ndeshjen e humbëm prej meje.

“Unë isha një djalë i ri, nuk dija se çfarë po bëja, dhe isha shumë i zhgënjyer. Ndihesha sikur kisha zhgënjyer të gjithë dhe ai po më fajësonte vetëm mua, kështu që nuk më pëlqeu.

“Ai gjithmonë më ngacmonte dhe madje njëherë më tha në stërvitje se po të donte mund të më blinte.

“Nuk e kam qejf atë djalë për shkak se është një idiot. Nuk do ta respektoja kurrë.”

Related posts

“KËRCIMI I FUNDIT” PËR ËNDRRËN E MADHE/ Tre ekipet shqiptare kërkojnë grupet dhe milionat

F.autor

Brazili shumë ndryshime nga Botërori i 2014, vetëm 4 lojtarë nga 11 titullarët janë në formacion

Sadik.Autor

Reali i prish planet Barcelonës, ja pse u shty festa e katalanasve

Sadik.Autor

Leave a Comment