Futboll Sport

Orges Shehi për rekord: Besojmë te drejtësia e CAS-it

Skënderbeu mori dje një lajm të mirë nga CAS, ndërsa është në pritje të një tjetër vendimi, i cili është akoma më i rëndësishëm për të ardhmen e bardhekuqve në Europë, por edhe në kampionatin shqiptar. Është kapiteni Orges Shehi, i cili flet për titullin e rikthyer, por edhe për rekordin që do të regjistrojë një muaj më pas, sepse do të bëhet lojtari i parë në Shqipëri që do të mbajë mbi supe 7 tituj kampionë me të njëjtën skuadër.

Më parë kanë qenë Shkëmbi, Arapi dhe Llapanji që kanë pasur të njëjtin rekord me të, ndërsa pas pak kohësh do të ejtë i vetëm. Megjithatë, Shehi shpreh besimin edhe te çështja më e madhe, heqjen e penalizmit nga UEFA pas gjyqit që do të zhvillohet në CAS.

“Jo, kurrsesi nuk e kemi ndjerë se mund të humbisnim trofeun, sepse ne kemi qenë fituesi. Është trofe që e kemi marrë në ditën e fundit. Jemi zgjuar dje me një lajm shumë të mirë, për atë trofe që e fituam me shumë mund dhe shumë djersë”.

Rekordi – “Është kënaqësi e veçantë. Është e qartë që Skënderbeu sa hyrë hyn në kampionat, hyn për ta fituar atë. Është ndjesi e veçantë që të jesh pjesë e kësaj skuadre. Ky do të jetë trofe i veçantë për mua. Sepse ky është një vit shumë i mirë për mua, sepse bëmë paraqitje të shkëlqyer në Europë dhe në kampionat”.

Beteja me CAS-in – “Sigurisht që është një shpresë e madhe. Sepse pjesë e atyre akuzave ishin dhe ndeshjet  e kampionatit. Kështu që ne kemi besimin që ta fitojmë, sepse për këtë pjesë nuk ka pasur asnjë lloj fakti dhe asnjë lloj prove kundër nesh”.

Related posts

Vidal kërkon rikthimin te Juventusi

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Trajneri Niko Kovac rinovon me Borussia Dortmundin

F.autor

NDRYSHON PAPRITUR “KURSIN”/Morata i thotë lamtumirë Chelseat, përgatitet për kthimin në…

Delo.autor

Leave a Comment