Futboll

Conte largohet nga Chelsea për t’i lënë vendin një tjetër italiani

Mediat në Angli, veçanërisht “The Sun” janë të bindura: “Max Allegri do të largohet nga Juventusi për të firmosur me Chelsea, në momentin e parë që Antonio Conte, do të shkarkohet nga klubi.” Nuk është lojë fjalësh për të thënë që në stolin e Bluve të Londrës do të ketë një ndryshim në fund të këtij sezoni aktual.

Raporti mes trajnerit italian dhe presidentit Roman Abramovich nuk është aspak i mirë dhe vështirë se do të zgjasë edhe për një tjetër vit, ashtu siç edhe parashikon kontrata mes palëve. “Divorci”do të zyrtarizohet në fund të sezonit, duke marrë parasysh faktin se Conte nuk dëshiron të heqë dorë nga paratë që përfiton.

Nga ana tjetër është edhe finalja e FA Cup për t’u luajtur dhe do të ishte një mundësi e mirë për ta mbyllur këtë raport me një trofe. Sipas tabloidit “The Sun”, do të jetë trajneri i bardhezinjve, Allegri ai që do të pasojë bashkombasin e tij në Londër.

Gjithashtu ky tabloid është i bindur se trajneri toskan është gati të mbyllë avventurën e tij në Itali dhe ka zgjedhur Premier League si destinacionin e tij të ardhshëm, përpara se të mbyllë karrierën e tij si trajner klubesh, pas 5 ose 6 vitesh.

Për momentin gjithsesi nuk ka asgjë që të bën të mendosh se do të ketë një ndryshim në stol nga ana e Allegrit. Vetëm nëse cikli i tij te Juventusi përfundon me fitoren fantastike të Champions League. Vetëm në këtë rast, mund të mendonte të niste një aventurë të re. Atëherë po që Chelsea (pse jo edhe Arsenal) mund të përfaqësonte destinacionin më të preferuar.

Related posts

STOLI I BAYERNIT/ Pas Zidanit del në skenë edhe emri i ish-kapitenit bavarez

Isa.Autor

ASIST DHE GOLI I HARRY KANE/ Bayern e nis kampionatin me “marshin e katërt”

F.autor

“SPECIALIST NË PRITJEN E PENALLTIVE”/ Media greke i thur elozhe Strakoshës: Nuk është rastësi që në 14 vjet karrierë arriti të…

Delo.autor

Leave a Comment