Futboll Seria A

Pas derbit, vjen kontrata për Gattuson

Gennaro Gattuso para ndeshjes së humbur ndaj Juventus theksoi edhe njëherë që nuk është i fokusuar tek kontrata por ekipi. Mirëpo, mediat italiane shkruajnë që drejtuesit e klubit kanë përgatitur kontratën që 40-vjeçari pritet t’a nënshkruajë pas ndeshjes me Interin.

Drejtori i kuqezinjve, Marco Fassone dhe drejtori sportiv, Massiiliano Mirabelli prej disa ditësh kanë marrë vendimin për të rinovuar marrëveshjen me teknikun Gattuso. Prej disa muajsh ish-ylli i Milan po pret që të ketë në tavolinë kontratën me kushtet e kërkuara që të vazhdojë më i qetë drejtimin e skuadrës, por ende nuk ka qenë gati. Vetë trajneri në konferencën për shtyp para ndeshjes me bardhezinjtë deklaroi: “Jam nën kontratë, nuk e kam me nxitimin. Do të më thonë drejtuesit dhe atëherë do t’a merrni vesh edhe ju”.

Siç raporton “Corriere dello Sport” dhe BBC, kontrata e ofruar nga klubi milanez për Gattuson do të jetë tre vjeçare, me një pagë 2 milionë euro në sezon. Pas ndeshjes me Interin në “San Siro” pritet që trajneri të shohë kushtet dhe nëse bie dakord do të vazhdojë që jetë në krye të pankinës së Milan.

Kuqezinjtë do të luajnë ditën e mërkurë në orën 20:45 në derbin e prapambetur që u shty javë më parë për shkak të ndarjes nga jeta të kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.

Related posts

E BUJMSHME/ Mourinho dënohet me 12 muaj burg, ja shkaku…

Delo.autor

ÇMENDURIA E MERKATOS/ Transferoi 22 lojtarë brenda 2 orëve, klubi turk bëhet gati për…

Delo.autor

KONFIRMOHET MUNGESA E TITULLARIT/ “Kuqezinjtë” me një debutues ndaj Genoas, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment