Futboll Premier League

Danny Welbeck “nderon” Arsenal kundër Southampton

Arsenal ka fituar 3-2 ndaj Southampton në “Emirates Stadium”, në një ndeshje ku trajneri Arsene Wenger la pushim disa titullarë si Ramsey, Ozil, Monreal, Koscielny, etj…

Southampton shënoi i pari kur u mbush çerekore lojë me anë të Shane Long, por pas dhjetë minutash Arsenal vuri baraspeshën me golin e Pierre-Emerick Aubameyang, pas një kombinimi me Welbeck.

Danny Welbeck kompletoi përmbysjen e “topçinjve” në pjesën e parë, duke realizuar golin e dytë, por 15 minuta para fundit trajneri i Southampton, Mark Hughes bëri lëvizjen e duhur duke aktivizuar Charlie Austin.

Pas vetëm dy minutash në fushën e lojës Austin realizoi golin e barazimit 2-2 për miqtë. Ky i fundit ka shënuar gol në të katër ndeshjet e luajtura ndaj Arsenal në karrierën e tij.

Por nëntë minuta para fundit, Arsenal shënoi golin e tretë, sërish me anë të Welbeck, njeriu i ndeshjes. Në 23 ndeshjet e fundit kundër “shenjëtorëve” në “Emirates Stadium”, Arsenal nuk ka humbur asnjë me 17 fitore dhe 6 barazime.

Southampton mbeten në vendin e tretë nga fundi dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria, ndërsa Arsenal do të luajë në Moskë, në mesjavë për çerekfinalen e kthimit të Europa League, pasi ka fituar 4-1 në ndeshjen e parë.

Related posts

Rikthehet spektakli i Champions/ Njihuni me SUPER ndeshjet e mbrëmjes së sotme (FOTO)

Isa.Autor

JUSTIFIKIMET E INZAGIT ME STRAKOSHËN/ Konte përgjigjet: Të jemi të sinqertë tani…

F.autor

I “SHKEL SYRIN” PARTIZANIT/ Asani: Nuk e kuptoni sa e rëndë është fanella nëse se keni veshur (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment