Futboll Sport

Demi mbledh urgjent ekipin, ka një mesazh të qartë për lojtarët

Partizani u shpërfytyrua nga Kukësi në stadiumin “Zeqir Ymeri”, pasi “demat” humbën me rezultatin 4-0 duke humbur një tjetër mundësi për Evropën. Në fakt, ky sezon ka qenë i tillë për kryeqytetasit, pasi thuajse çdo mundësi që kanë patur për të arritur Evropën e kanë humbur. Humbja me Kukësin ishte shumë e ashpër, pasi vinte në një moment kyç për vazhdimësinë e kampionatit. Pas kalimit të inatit fillestar, presidenti Demi ka vendosur që të thërrasë stafin në një mbledhje për të diskutuar për humbjen me verilindorët.

Presidenti Gaz Demi ka mbledhur urgjentisht ekipin në një mbledhje. Ai ka thirrur të gjithë lojtarët dhe stafin teknik. Burime të besueshme të Eduasportin.com pranë klubit të kuq bëjnë me dije se numri një i klubit i kërkoi futbollistëve të kishin besim te Dalipi. Ai nuk foli me tone të ashpra, por përdori tone të buta. “Çfarë ishte ajo ndeshje? Humbje e rëndë, duhet të kthehemi aty ku duhet. Kërkoj nga të gjithë ju që të keni besim te trajneri Dalipi. Unë kam besim te numri një i stolit dhe dua që të keni dhe ju”, – tha ndër të tjera numri një i klubit. Demi nuk ka marrë asnjë masë ndëshkuese për lojtarët e tij. Numri një i klubit kërkon ta kalojë me qetësi këtë situata, pasi nuk do që të fusë ekipin në presion para ndeshjes me Skënderbeun.

Të kuqtë kishin 5 ndeshje pa humbur duke koleksionuar 4 fitore, 1 barazim, 8 gola të shënuar dhe 0 të pësuar. Takimi i 6-të i trajnerit Klevis Dalipi do të mbahet mend gjatë, pasi ishte humbja e parë dhe më e rënda për të. Deri tani, trajneri krenohej me faktin se nuk kishte pësuar gola, ndërsa vetëm kundër kuksianeve e nxori 4 herë topin nga rrjeta. Sulmi inekzistent dhe një ekip pa busull. Partizani ndodhet në vendin e 3-të me 45 pikë, 9 më pak se Kukësi i vendit të dytë dhe 1 më shumë se Luftëtari i vendit të 4-ët.

Related posts

U SHKARKUA NGA TOTTENHAM/ Ja tre klubet e mëdha që kërkojnë Pochettinon në stol

Delo.autor

JEP LAJMIN E KEQ PËR REAL MADRID/ Al-Khelaifi i bindur: Jam 200 për qind i sigurt se Mbappe…

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Kukësi: Drithërima në portën e Frashërit, Hebaj “flirton” me golin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment