Futboll Seria A Sport

DARKA E KRITSHTËLINDJEVE TË INTER/ Flet presidenti i Klubit: Sa më e vështirë fitorja, aq më…

“Dhe tani ftoj në skenë trajnerin më të mirë në botë”. Stiven Zhang e mbylli kështu prononcimin e tij, duke prezantuar Antonio Konten. Kështu në darkën e Krishtlindjes së Interit, festat janë ndër rastet e pakta ku presidenti zikaltër merret në pyetje dhe përpiqet të karikojë popullin zikaltër.steven-zhang-24-luglio

E nëse vitin e kaluar i kishte shpëtuar një “Do i shtypim të gjithë” që edhe sot kundërshtarët i kujtojnë në çdo hap fals, mbrëmjen e së martës nuk devijoi shumë, kur në përfundim tha: “Së bashku, me këtë klub dhe këtë familje, do pushtojmë botën. Jetohet një herë të vetme. Forca Inter”.

PRESIDENTI – Ishte mbyllja e një fjalimi ku presidenti zikaltër përshkon objektivat e arritur në këtë vit të fundit: “Po thyejmë shumë rekorde. Kemi regjistruar xhiron më të lartë të historisë së klubit, është regjistruar rritja më e madhe në platformat tona digjitale. Kemi një seli të re, po rinovojmë qendrën sportive. Po shkojmë drejt objektivit tonë. Po punojmë për të fituar, në fushë dhe jashtë”.

Për më shumë qëndron një krenari për të festuar Krishtlindjen si kryesues: “Ky vend i parë do të thotë që jemi në rrugën e duhur, sforcot që po bëjmë do të shpërblehen hap pas hapi. Megjithëse duhet të qëndrojmë të përulur. Javën e kaluar kam folur me lojtarët, i paralajmërova se do të ketë vështirësi në horizont, ashtu si vitin e kaluar dhe në 111 vitet e historisë së klubit. Çdo vit ka pengesa dhe do i gjejmë edhe në njëqind vitet e ardhshme, por nuk duhet të kemi frikë, nevojitet kurajë për të konkurruar në nivelet e larta”.

TRAJNERI – Ambiciet e Antonio Kontes nuk janë më të vogla se të Zhangut. Ndoshta është më pak i mësuar të qëndrojë në një skenë, ku e fton grupi i zgjedhur për të argëtuar të pranishmit. “Ndihem pak në vështirësi”, e nis Konte, që më pas falënderon lojtarët, stafin dhe familjet për kontributin përpara se të kalojë te fjalimi: “Për mua ky është viti i parë tek Interi dhe dua të falënderoj së pari presidentin dhe pronësinë që më dhanë këtë mundësi.

Dëshira ime është të lë gjurmë në këtë klub, nuk është e rëndësishme për sa kohë do punoj, por që të lë gjurmë. Për t’ia arritur nevojitet pasion, sakrificë dhe djersë”. Përpara se të largohet, trajneri e mbyll me një citim të Pelesë: “Sa më e vështirë fitorja, aq më i madh është gëzimi i fitoreve”.

Related posts

NUK RINOVOI ME INTERIN/ Barcelona gati 84 milionë euro për lojtarin zikaltër

Isa.Autor

BËN KRAHASIMIN ME IKONAT E FORMULA 1/ Ish-piloti Barrichello: Hamilton është më i talentuar se Schumacher dhe Senna!

Delo.autor

PLASIN POLEMIKAT NË ITALI PAS DEKLARATËS SË VAN BASTEN”/ Djali i Maradonës: Nuk dua ta çoj në gjyq

Delo.autor

Leave a Comment