Futboll Seria A Sport

ALARM TEK KLUBI “ZIKALTËR”/ Inter tronditet nga dëmtimi i mbrojtësit kroat, në rrezik transaksioni

Shumë shpejt lajme negative mund të trondisin shtëpinë e Inter, në lidhje me situatën e Sime Vrsaljko.

Mbrojtësi kroat, në fakt nuk ia doli mbanë të zgjidhë problemet e tij në gjurin e majtë. Sipas raportimeve mësohet se shumë shpejt mund të detyrohet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, për të zgjidhur përfundimisht problemin.

Vendimi shumë i rëndësishëm do të merret pasi futbollisti dhe Inter të jenë konsultuar me Atletico Madrid, klubin që zotëron konkretisht kartonin e futbollistit, i cili aktualisht është në huazim me të drejtë blerje te zikaltërit.

Këta të fundit, nuk janë shumë të bindur nga ish-futbollisti i Genoa dhe Sassuolo dhe mund të mendojnë ta ridërgojnë menjëherë në Spanjë.

Ndërkohë, Ausilio dhe Marotta kanë marrë masa paraprake duke i dhuruar Spallettit Cedric Soares, që sapo u zyrtarizua te zikaltërit.

Related posts

JUVENTINËT TË DËSHPËRUAR/ Shikoni superparodinë italiane për transferimin e BONUCCIT

Isa.Autor

Philippe Coutinho, i pasionuar për TATUAZHET. Ja domethënia e tyre (FOTO)

Isa.Autor

CHAMPIONS CUP/ INTERI pret LYONIN, NAINGGOLAN sërish jashtë

Isa.Autor

Leave a Comment