Futboll Premier League

Manchester United interesohet për mesfushorin e Monacos

Mesfushori i Monaco, Fabinho dëshiron të shkojë te Manchester United gjatë verës së ardhshme pasi ka si synim të afirmohet në Premier League.

24-vjeçari që konsiderohet si një nga mesfushorët me tipare mbrojtëse më të mirë në qarkullim kushton rreth 60 milionë euro.

Sipas asaj që ka shkruar “The Sun”, United është destinacioni i preferuar për Fabinho.

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, do të ketë një tjetër verë aktive në merkato me synimin e ndërtimit të një ekipi në gjendje të luftojë për titullin në Premier League sezonin e ardhshëm.

Marouane Fellaini duket se do të largohet nga “Old Trafford”, teksa Michael Carrick do të tërhiqet nga futbolli, kësisoj një futbollist me karakteristikat e Fabinho do të ishte i mirëpritur nga Mourinho.

Fabino, kur ishte 19 vjeç, punoi me Mourinho për pak muaj te Real Madrid dhe portugezi i dha mundësinë e debutimit në La Liga duke e aktivizuar kundër Malaga në maj 2013.

Related posts

VAZHDON OPERACIONI “BLIC” NË SPANJË/ Maldini kapet “mat” duke biseduar me mbrojtësin e Real Madrid… (FOTO)

Delo.autor

LORIK CANA I “HYN” POLITIKËS/ Ish kapiteni kërkon votën e Diasporës për Shqipërinë

F.autor

KALENDAR I NGJESHUR/ 3 ndeshje brenda javës, Presidenti Halili fton për darkë të gjithë skuadrën

Delo.autor

Leave a Comment