Sport Të tjera

E frikshme, bejsbollisti u godit nga topi me shpejtësi 170km/o (VIDEO)

Hedhësi i topit i skuadrës së bejsbollit Jordan Zimmermann pësoi një dëmtim të tmerrshëm gjatë lojës. Lojtari ishte duke e hedhur topin te pritësi, kur rivali i tij Jason Kipnis arriti ta godiste me shkop fort. Për fatin e keq të hedhësit, topi i cili kapi shpejtësinë 170 km/o i ra në nofull, duke ia dëmtuar atë.  Ndeshja e cila përfundoi me rezultati 5-1 në favor të skuadrës rivale Cleveland Indians u zbeh disi nga ky aksident i frikshëm.

Zimmearmann nuk u tregua i shpejtë mjaftueshëm që të mbronte anën e djathtë të fytyrës. Goditja qe e fuqishme dhe bejsbollisti u shtri në tokë dhe qëndroi në agoni për disa minuta. “U përpoqa. E pashë mirë topin. Thjesht nuk isha i shpejtë mjaftueshëm që ta mbroja fytyrën me dorezë”, tha lojtari i Detroit Tigers pak orë pas këtij momenti.

Publiku prej 10 mijë personash ishte në ankth për gjendjen e lojtarit dhe u qetësuan kur e panë atë të dilte nga fusha me këmbët e tij. Zimmermann u dërgua në spital, ku iu nën shtrua një kontrolli të imtësishëm. Për fat të mirë ai nuk pësoi thyerje, por vetëm ënjtje në nofull. Pas takimit, edhe trajneri i Tigers  Ron Gardenhire tha se ai ngeli shumë i frikësuar për shkak të zhurmës që shkaktoi goditja.

 

Related posts

CONTE E KËRKON NË EKIP/ Inter gati 50 milionë euro për yllin e Premier League…

Delo.autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E MOURINHOS/ Vinicius nuk ka bindur, Tottenham synon zbulimin e Bundesligës

Delo.autor

SITUATË KAOTIKE TEK TIRANA/ Ardian Mema nuk del në stërvitje, ja çfarë pritet të ndodhë tek klubi

Delo.autor

Leave a Comment