Futboll Sport

E vërteta e Kakà: Kur ika nga Milan karriera ime mori fund, në Madrid më urrenin…

“José Mourinho kishte të gjithë të drejtën për të më lënë jashtë, duke parë rendimentin tim në ndeshje. Por ai më qëndroi pranë dhe më ndihmoi shumë. I jam borxhli atij dhe Real Madrid, problemi isha unë. Edhe ai priti që të përmirësohesha.”

Me këto fjalë, Kakà komentoi situatën e tij në vitin 2011 dhe i ka përsëritur sërish në ditët e sotme për një gazetë braziliane, ku ish-futbolli kuqezi rrëfen periudhën në Spanjë, që rezultoi shkatërrimtare për karrierën e futbollistit të fundit që ka fituar “Topin e Artë”, pas dominimit Messi-Ronaldo.

“Në vitin 2009 pranova ofertën e Real Madrid, por në momentin që shkova te ata u shkatërrova moralisht sepse nuk po arrija të jepja atë që kisha dhënë për Milan. Isha krejtësisht i humbur. Në Itali më donin të gjithë, por në Madrid më urrenin. Të gjithë donin që të largohesha dhe unë nuk mund të luaja në nivelet që Mourinho priste. Isha shumë i lumtur kur u largova nga ata dhe u ktheva te Milan, sidomos kur Mourinho më tha se ishte një nga futbollistët më profesionist që kishte stërvitur.”

“Në absolut humbja më e hidhur ka qenë finalja e Champions League me Milan kundër Liverpool, – vazhdoi Kaka. – Ishte ndeshja më e vështirë dhe njëkohësisht një nga leksionet më të mëdha që kam marrë në botën e futbollit. Ishim një nga ekipet më të forta në histori, me një nga mbrojtjet më të forta që është parë ndonjëherë, por pësuam tre gola në shtatë minuta.”

“Shkova të shihja një ndeshje mes Real Madrid kundër Borussia Dortmund në Champions Leafue he më pas shkova të luaja me Milan në “San Siro”. Tifozët më emocionuan me koret e tyre dhe e kuptova se isha në vendin ku duhet të isha, në zemrat e tyre. Nuk luajta mirë, por të gjithë më donin. Ishte momenti ta mbyllja. Në të ardhmen do të toja të punoja te klubi i Sao Paolo, po jo si trajner.” – përfundoi Kakà.

Related posts

STATISTIKA me të cilën mburret Seria A, ka lënë pas të gjithë kampionatet e tjera të mëdha

Delo.autor

TENIS/ Zhgënjen edhe Nadal, rusi Medvedev sfidon Thiem në finalen e Londrës

Delo.autor

Forlan I SIGURTË: JUVENTUSI është skuadra më e fortë në Ligën e Kampionëve

Isa.Autor

Leave a Comment