Futboll Sport

Manchester United, vendi i dytë kalon nga Bournemouth…

Teksa sezoni po futet në fazën përfundimtare, Bournemouth i vendit të 11-të do të presë Manchester United të vendit të dytë në “Dean Court”. Të dyja ekipet shpresojnë të lënë pas shpine humbjet e pësuara në raundin e kaluar.

Bournemouth i Eddie How ka fituar vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit, por ka marrë katër pikë në katër ndeshjet e fundit që praktikisht i ka vënë në pozita komode për të qëndruar edhe sezonin e ardhshëm mes ekipeve më të mira të Anglisë.

Gjithsesi, në sfidën e fundit, të humbur 3-0 ndaj Liverpool dukej sikur kuqezinjë e kishin mendjen te pushimet. Ndërkohë, pavarësisht nga humbja e turpshme në “Old Trafford”, 1-0 nga WBA e vendit të fundit, United e ka ende në dorën e tij fatin për të arritur vendin e dytë në kampionat.

Humbja e javës së kaluar shpalli Manchester City kampion matematik të Anglisë, ndërsa trajneri Jose Mourinho deklaroi: “Unë mendoj se u ndëshkuam sepse e merituam, jemi bërë mjeshtëra në komplikimin e situatave.”

Vlen për t’u përmendur se sa herë United e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh, ka arritur të fitojë ndeshjen. Një nga futbollistët që duhet parë në këtë sfidë është Joshua King, i cili nuk ka shënuar 16 gola si në sezonin e kaluar, por me dy gola në tre ndeshjet e fundit, ai ka treguar se po rilind.

Romelu Lukaku nuk arriti të shënojë kundër WBA dha ka dy ndeshje pa gola, por gjithsesi forma e tij është e mirë sepse ka shënuar shtatë gola në nëntë ndeshjet e fundit, mes Belgjikës dhe United. Bournemouth dhe United janë ndeshur pesë herë që kur Bournemouth u ngjit në Premier. Asnjëherë përballjet mes tyre nuk janë mbyllur pa gola.

United ka pasur një ecuri të mirë jashtë fushe në kohët e fundit ku ka marrë 22 pikë në 10 ndeshje të luajtura. “Djajtë” fituan 1-0 në “Old Trafford” në fazën e parë, ndërsa në sezonin e kaluar fituan 3-1 në fushën e Bournemouth.

Related posts

Interi i shkon Torinos, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

27 GOLA NË 20 NDESHJE/ Klubet “big” gati të përfitojnë nga klauzola e sulmuesit Haaland…

Delo.autor

PORTUGEZI I VË VULËN GJITHÇKAJE/ Ronaldo: MARTESË? Tani do të shpjegoj se…

Isa.Autor

Leave a Comment