Futboll Seria A

Te Interi e ‘harrojnë’ në stol, Marseille interesohet për brazilianin

Ndonëse erdhi me shumë bujë te Interi në verën e kaluar, Henrique Dalbert nuk po arrin dot të ambientohet dhe të garojë për një vend titullari në formacionin zikaltër. Pavarësisht përpjekjeve të Spallettit, mbrojtësi i majtë brazilian nuk po tregon asgjë nga repertori I tij, për të cilin edhe u ble me shumë ngulm nga Piero Ausilio.

Gjithsesi, nëse te zikaltrit ka përfunduar rezervë e dytë e D’Ambrosios, pasi Santon është më i preferuar në hierarki, në Francë ende nuk e kanë harruar brazilianin dhe aftësitë e tij.

Kështu Marseille ka bërë hapa konkretë drejt transferimit të tij sërish në Francë, ndërsa problem mbetet formula e transferimit. Francezët kërkojnë një huazim një-vjeçar me të drejtë blerjeje, ndërsa zikaltrit këmbëngulin për shitje të menjëhershme, pasi duan të mbyllin ‘gropat’ në buxhet brenda 30 Qershorit.

Në ditët në vijim pritet të ketë një tjetër takim mes palëve, por ajo që bëhet e ditur nga mediat pranë zikaltërve, është se drejtuesit nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga mbrojtësi, nëse nuk ofrohet një blerje e menjëhershme e kartonit të tij.

Related posts

U përplas me Lopez, Sadiku merr lajmin e keq për ndeshjen e fundjavës

Q.Autor

PUBLIKOHET LISTA/ Përzgjidhen 100 kandidatët për çmimin “Golden Boy 2019”, ja Emrat

Delo.autor

MERRET VENDIMI/ I theu nofullën kundërshtarit se vonoi lojën, dënohet me 1 vit burg futbollisti…

Delo.autor

Leave a Comment