Futboll Sport

Guardiola: “Kam stafin më të mirë në botë, këtë titull nuk do ta harroj deri sa të vdes!”

Pep Guardiola i ka thënë futbollistëve të Manchester City dhe 81 punëtorëve në klubi se “ky titull kampion do të jetë gjithmonë në zemrën time dhe nuk do ta harroj deri sa të vdes, deri në ditën e fundit të jetës time!”

Guardiola mbajti një fjalim para të gjithë njerëzve të klubit, dy ditë pasi skuadra e tij u konfirmuar si fituese e Premier League, pas humbjes 1-0 që ndjekësit e Manchester United pësuan kundër WBA në “Old Trafford”.

“Ok çuna, ne nuk mundën të festojmë të gjithë së bashku sepse kur u shpallëm kampionë ishin në shtëpi, – tha Guardiola. – Kështu që ky mund të jetë fjalimi më i thjeshtë për mua, por njëkohësisht edhe më i vështiri.”

“Përgëzimet më të mëdha për ju, sepse ne jemi kampionët. Jemi më të mirët në Angli. Kështu që e meritoni të gjithë, duke nisur nga stafi im, më i miri në botë. Gjithmonë dëgjoj të flitet për trajnerin dhe futbollistët, por ju e dini konsideratën që kam për të gjithë punëtorët e klubit, pa të cilët nuk do të marrim asgjë.”

“Mund të kemi gabuar duke humbur një apo dy ndeshje, por të jesh çdo ditë kampion për 9 apo 10 muaj me radhës kjo është mbresëlënëse dhe çdo ditë unë ndihem i rrethuar nga më të mirët.”

“Keni krijuar diçka unike. Dhoma e zhveshjes, shpirti i ekipit, miqësia me njëri-tjetrin është diçka thelbësore për të arritur këtë sukses. Kemi qenë më mirë se të 19 skuadrat e tjera të Anglisë dhe të gjithë jemi të sigurt për të. Nuk do t’ju harroj kurrë. Dua një duartrokitje të fortë për të gjithë ju,” – përfundoni fjalimi i Guardiola.

Menjëherë futbollistët dhe 81 punëtorët e klubit duartrokitën dhe nisën të përqafoheshin me njëri tjetrin. Atmosferë kampionësh…

Related posts

MILANI I TREMBET KAMPIONATIT/ Reagon Pioli pas dështimit me Bolonjën: Jemi pa… shënjestër

F.autor

ËSHTË NJË NDËR KANDIDATËT PËR STOLIN E JUVENTUS/ Sarri konfirmon: Nuk kam kontakt me asnjë klub, dua të…

Delo.autor

OBJEKTIVI PËR ZONËN CHAMPIONS/ Milan me sytë nga Londra, kërkon 3 lojtarë nga…

Isa.Autor

Leave a Comment